Ngjarje

“10 years challenge” pushton sportistët, sa shumë foto e ironi!

Një foto e sotme, e krahasuar me një të 2009-ës: trendi më i ri i rrjeteve sociale, që tashmë është bërë viral brenda pak orësh dhe ka pushtuar edhe sportistët e njohur. “10 years challenge” është sfida më e re. Krahasimi i dy fotove të shkrepura në 10 vjet distancë tregon ndryshimet në pamjen e personave të njohur dhe sportistët nuk mund të qëndronin pasivë.

Mes shumë futbollistësh që janë prekur nga ky trend, janë dy simbole të Juventusit dhe të Italisë, Xhanluixhi Bufon dhe Xhorxhio Kielini. Portieri ka zgjedhur një foto me kombëtaren italiane, por me ngjyrë të kuqe, dhe një foto aktuale me PSG-në.

https://www.instagram.com/p/Bss3KAGBTS8/?utm_source=ig_web_copy_link

Kurse mbrojtësi ka postuar me krenari një foto me shiritin e kapitenit të Juventusit dhe një foto të 10 viteve më parë, po me ngjyrat bardhezi.

https://www.instagram.com/p/BsuzuJylLcx/?utm_source=ig_web_copy_link

Nuk mund të mungonin në apel dy specialistë të rrjeteve sociale, Pol Pogba dhe Nejmar. Pogba ka postuar dy foto me fanellën e Mançester Junajtid, e para me akademinë e këtij klubi dhe e dyta me ekipin aktual.

https://www.instagram.com/p/BsqJzu1FHXB/?utm_source=ig_web_copy_link

Nejmar ka postuar në profilin e tij në Instagram dy foto portret, e para në kohën kur ai ishte ende adoleshent te Santosi dhe tjetra me ekipin aktual, PSG-në. Ndryshime ka, por jo shumë të mëdha për brazilianin.

https://www.instagram.com/p/BsspNRzgjxN/?utm_source=ig_web_copy_link

Nga Spanja vijnë tre postime nga një klub, që ka shkruar historinë e 10 viteve të fundit, Barcelona. Klubi katalanas ka zgjedhur mbrojtësin Pike, mesfushorin Buskets dhe sulmuesin Mesi, të cilët festojnë me “manita”.

https://www.instagram.com/p/Bss6CGvgcY8/?utm_source=ig_web_copy_link

Por jo vetëm futboll. Nga Spanja vijnë edhe postime nga sportistë të tjerë, nga Rafael Nadal dhe Mark Markez. “Zotëria i tokës së kuqe“, Nadal, shfaqet në dy foto të ndryshme në profilin e tij në Instagram, ku krahasohen sukseset e tij në Roland Garros, në vitet 2008 dhe 2018.

https://www.instagram.com/p/BsuR6zVBr2L/?utm_source=ig_web_copy_link

Kampioni i botës në Moto GP, Mark Markez, ka bërë krahasimin mes fotos së podit të parë të tij dhe fotos së festës me shampanjë për fitimin e Botërorit të 2018-ës.

https://www.instagram.com/p/BsscUG1l6jR/?utm_source=ig_web_copy_link

Dhe në fund një foto ironike, që ka protagonistë dyshen Uanda Nara Mauro Ikardi. Bashkëshortja-agjente e kapitenit të Interit shfaqet në foton e parë në krah të ish-bashkëshortit Maksi Lopez dhe në foton e dytë në krah të Mauro Ikardit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë