Joshua Kimmich do të festojë një dekadë te Bayern Munich dhe “Gazeta Si” sjell statistikat impresionuese të mesfushorit bavarez dhe Kombëtares së Gjermanisë:
6 – Në sezonin 2016/17, Joshua Kimmich vendosi rekordin personal për gola të shënuar në Bundesliga me 6 të tillë. Në total ai ka shënuar 27 gola në Bundesliga.
9 – Kimmich nuk ka shënuar shumë gola por ai ka ruajtur vazhdimësinë dhe me përjashtim të sezonit të parë në Bundesliga, ai 2015/16, Joshua ka shënuar të paktën 1 gol në çdo kampionat, ky është i 9 rradhazi.
10 – Kjo verë do të shënojë 10 vjetorin e Kimmich me fanellën e Bayern Munich që e bleu nga Stuttgart në verën e vitit 2015.

20 – Kimmich gjithçka me Bayern, 20 tituj në total – përfshi 8 trofe në Bundesliga dhe 3 në DFB Cup.
27 – Joshua Kimmich ka luajtur të paktën 27 ndeshja në çdo sezon në Bundesliga, me përjashtim të të parit në Allianz Arena (23 ndeshje në 2015/16). Sekreti? 30 vjeçari është modeli i konsistencës dhe pothuajse nuk dëmtohet asnjëherë.
58 – Kimmich është një nga shënuesit më të mirë nga pozicionet stadarte në Bundesliga me të patën 58 gola. 13 prej tyre nga goditjet e këndit.
73 – Kimmich është mësuar me fitoret dhe numëron 207 të tilla nga 285 ndeshje në Bundesliga – 73 %! Mesfushori difensiv e ka lënë fushën në dëshpërim në 12 % të rasteve (34 humbje).

87 – Gjatë karrierës në Bundesliga, Kimmich ka dhënë 87 asists. Prej verës së vitit 2015 vetëm Thomas Müller ka dhënë më shumë asists se Kimmich!
285 – Që nga dita e parë te Bayern Munich, Kimmich ka zhvilluar 285 ndeshje në Bundesliga. Gjatë kësaj periudhe vetëm 4 lojtarë (përjashto portierët) kanë luajtur më shumë: Julian Brandt, Maximilian Arnold, Matthias Ginter dhe Thomas Müller.
26,251 – Kimmich është në zemër të lojës së Bayern. Prej verës së vitit 2015, asnjë lojtar në Bundesliga nuk e arrin yllin bavarez që ka rregjistruar 26.251 topa të zotëruar dhe askush nuk pason më shumë se ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.