Futboll

10 transferimet më të shtrenjta të verës 2020

Afati i transferimeve është mbyllur në ligat më të mëdha europiane dhe është koha e bilanceve. Në një futboll që shpenzon dhe investon, ky moment i veçantë i sezonit shërben për të përmirësuar ekipin, ose për të programuar përpara kohe të ardhmen.

Edhe pse në koncept duhet të shërbejë për riparime të vogla, klubet më të rëndësishme në kontinent vazhdojnë të shpenzojnë miliona në merkato. Kai Haverts ishte transferimi më i shtrenjtë i kësaj vere, me gjermanin që kaloi nga Bayer Leverkusen te Chelsea.

Marca ka përpiluar një listë me 10 transferimet që u realizuan në këtë verë dhe shuma që është paguar për ta.

10.Thomas Partey (50 milionë, Arsenal)

Mesfushori ganez arrin te skuadra londineze nga Atlético Madrid.

9.Mauro Icardi (50 milionë, PSG)

Sulmuesi argjentinas 27-vjeçar nënshkroi me ekipin parizien, pasi kaloi përmes Interit.

8.Ben Chilwell (50.20 milionë, Chelsea)

Mbrojtësi i majtë 23-vjeçar arrin te skuadra londineze nga Leicester City.

7.Timo Werner (53 milionë, Chelsea)

Sulmuesi 24-vjeçar gjerman zbarkoi në “Stamford Bridge” nga Leipzig.

6.Alvaro Morata (56 milionë, Juventus)

Futbollisti spanjoll 27-vjeçar kthehet të nënshkruajë për “Zonjën e Vjetër”.

5.Miralem Pjanic (60 milionë, Barcelona)

Mesfushori 30-vjeçar boshnjak mbërriti te Barcelonë nga Juventusi.

4.Ruben Dias (68 milionë, Manchester City)

Mbrojtësi qendror portugez 23-vjeçar ka nënshkruar për ekipin e drejtuar nga Pep Guardiola pas tri sezonesh te Benfica.

3.Victor Osimhen (70 milionë, Napoli)

Sulmuesi nigerian, 21 vjeç, zbarkon në “San Paolo” nga francezët e Lille.

2.Arthur (72 milionë, Juventus)

Braziliani 24-vjeçar arrin te Juventusi nga Barça.

1.Kai Havertz (80 milionë, Chelsea)

Mesfushori gjerman 21-vjeçar zbarkoi te blutë e Londrës nga Bayer Leverkusen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë