Stuhitë, rrëshqitjet e dherave dhe erërat e forta kanë lënë dhjetë të vdekur në të gjithë Italinë si dhe një të zhdukur, duke detyruar zjarrfikësit të kryejnë 1600 ndërhyrje. Cikloni që ka goditur vendin fqinj po lëviz gradualisht drejt Ballkanit Perëndimor, pjesërisht dhe vendit tonë, ku ka pasur erëra të forta në Detin Adriatik dhe Jon.
Ndërsa numri i të vdekurve në Itali për shkak të motit të keq pritet të rritet, sot është gjetur trupi i një gruaje të hedhur nga një shkëmb në Rimini nga era e fortë, dhe ai i një peshkatari të vdekur në liqenin e Levico.
Power lines shorting due to fallen trees. Centrale idroelettrica di Nove, Treviso, NE Italy last night, October 29. Report: Henri Scottà pic.twitter.com/lubZHnRzjh
— severe-weather.EU (@severeweatherEU) October 30, 2018
Rapallo u zgjua mëngjesin e të hënës me një port plotësisht të shkatërruar Gjatë natës, muri i jashtëm i portit u shemb plotësisht dhe dallgët depërtuan në port duke shkatërruar dhjetëra jahte.
Në Liguria, kryebashkiaku Giovanni Toti ka kërkuar gjendjen e jashtëzakonshme ndërkohë që aeroporti i Xhenovës do të mbetet i mbyllur deri më 14 nëntor për shkak të stuhisë.
Portofino ka mbetur i izoluar ndërkohë që zonat rreth Xhenovës është në alarm të kuq. Rreth 170 persona, duke përfshirë turistë dhe stafin e hotelit, janë bllokuar nga e shtuna në Stelvio për shkak të borës së jashtëzakonshme (gati një metra e gjysmë).

Në Venecia, ku parashikimet flasin për rreziqet e larta, uji është ngritur me 110 centimetra duke përmbytur pjesë të rëndësishme të qytetit.
Tre persona humbën jetën në rajonin e Lazos dhe një burrë dhe një grua vdiqën në provincën e Frosinones pasi një pishë ra sipër automjetit në të cilin ishin duke udhëtuar, ndërsa një 57 vjeçar humbi jetën në rënie Latina.
Tree vs. wind. Cinecittà, Rome, central Italy yesterday, October 29. Report: Meteo Roma e dintorni pic.twitter.com/Ksv70g9r5e
— severe-weather.EU (@severeweatherEU) October 30, 2018
Në rajonin jugor të Campanias, një 21 vjeçar u godit nga një pemë, ndërkohë që një grua në të njëjtin rajon mbetet në gjendje të rëndë. Një tjetër viktimë u vra nga një objekt i ngritur nga era në krahinën e Savonës. Ndërsa në Ancona një njeri tjetër i ri u plagos rëndë pasi ra nga një çati për shkak të erës. Pronari i një varkë që u përmbys në portin e Catanzaros, në Italinë jugore, vazhdon të jetë zhdukur.
Severe winds in Scafati (Salerno, Campania, south Italy) yesterday, October 29. Report: @Meteo2P pic.twitter.com/h0KoF2rV8Y
— severe-weather.EU (@severeweatherEU) October 30, 2018
Zyrtarët rekomanduan që autoritetet e qytetit të kufizojnë lëvizjet dhe këshilloi mbylljen e shkollave dhe bizneseve. Shumë shkolla në disa zona të vendit fqinj u mbyllën të hënën dhe ka të ngjarë të mbeten të mbyllura edhe për ditët në vazhdim.
Traffic has ground to a halt in heavy snowfall in near Saint-Ferréol-D'Auroure in Haute-Loire, France tonight, October 29. Report: Karen Jussouy pic.twitter.com/BxBSPazhlf
— severe-weather.EU (@severeweatherEU) October 30, 2018
Zjarrfikësit raportuan rreth 1,600 ndërhyrje, me 700 prej tyre në rajonin qendror-qendror të Toskanës. Përveç personave të shumtë të plagosur, dëmtimit të pronës dhe turistëve të bllokuar, moti i keq solli gjithashtu edhe vonesat e trenave, avionëve dhe autobusëve.
Extreme torrential rainfall in north Italy continues: dam in Valle di Cadore, Belluno, northeastern Italy today, October 28! Report: Luigi Del Favero pic.twitter.com/dflWa9BtNM
— severe-weather.EU (@severeweatherEU) October 28, 2018
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



