Njësia e Inteligjencës Ekonomike (EIU) ka përpiluar një listë të cilën ajo i konsideron si lista e 10 rreziqeve më të mëdha globale të vitit 2019. Studimi citon një numër kërcënimesh aktive ndaj stabilitetit dhe sigurisë botërore, që mund të përkeqësohen para se të mund të përmirësohen.
“Pasiguria gjeopolitike është në rritje dhe do të mbetet një burim rreziku i rëndësishëm”, thotë EIU në raportin e rreziqeve globale 2019. Studimi sugjeron se rritja e të ashtuquajturve udhëheqës populistë nuk duket të përfudnojë herët. Kjo listë në rritje përfshin figura të tilla si Presidenti i SHBA-ve Trump, Presidenti i Brazilit Bolsonaro, së bashku me kryeministrin e Indisë Narendra Modi dhe Presidentin indonezian Joko Ëidodo, të cilët mbajnë sot pushtetin në katër demokracitë më të populluara në botë. Ka shumë më tepër syresh që mund ti shtohet radhës në listë: Rexhep Tajip Erdoan i Turqisë, Vladimir Putin i Rusisë dhe Viktor Orbán i Hungarisë, etj.
Me politikat nacionaliste dhe me pikëpamjet proteksioniste, udhëheqësit populistë shkëlqejnë në atë lloj retorike që luan mirë dhe bind në shtëpi (në vendin e tyre), ndërsa nxisin tensionet ndërkombëtare. Por kjo situatë mund të ketë një ndikim të konsiderueshëm në tregti, të destabilizojë tregjet financiare dhe sektorin e naftës dhe të provokojë luftëra tregtare të llojit të Kinë – SHBA, që tashmë është një dëshmi konkrete.
Nëse tendenca drejt populizmit vazhdon të fitojë terren global, tensionet e tilla ka gjasa të rriten.
Ka edhe disa nyja shumë specifike tensionesh në hartën e botës, thotë EIU. Njëra është ngadalësimi i ekonomisë kineze, një tjetër është rritja e çmimit të naftës të shkaktuar nga mungesa e furnizimit. EIU i konsideron këto dy skenarë si rrezik të ulët, por identifikon ndikimin e tyre si të lartë (shumë të lartë në rastin e Kinës) nëse ato ndodhin, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe lidhjes globale.
Kërcënimi i konfliktit të armatosur midis shteteve kombëtare gjithashtu nuk duhet të mosn konsiderohet. Ndërsa gjasat për luftë në Gadishullin Korean nuk janë të larta, megjithatë një shpërthim i tillë i beftë mund të ketë pasoja katastrofike për rajonin dhe më gjerë. Ngjarjet e kohëve të fundit në Kashmir, të cilat kanë rezultuar me Indinë dhe Pakistanin të konfliktohen me njëri-tjetrin, tregojnë potencial në rritje për situata të thekshme mosmarrëveshjesh territoriale.
EIU: 10 Rreziqet më të mëdha Globale
*Një konflikt tregtar SHBA-Kinë kthehet në një luftë të gjerë të tregtisë globale
*Barra e borxhit të koorporatave të SHBA-së shkakton recesion
*Virusi përhapet për të krijuar një krizë me bazë të gjerë në tregjet në zhvillim
*Kina vuan nga një rënie ekonomike e zgjatur
*Mungesa e furnizimit çon në një goditje globale të naftës me çmime që dëmtojnë
*Kontestet territoriale në Detin e Jugut apo Kinës Lindore nxisin shpërthim të armiqësive
*Sulmet kibernetike dhe të dhënat privatësisë dëmtojnë gjerësisht internetin
*Ekziston një konfrontim i madh ushtarak në gadishullin Korean
*Rrjedhja politike çon në një Brexit pa marrëveshje
*Paqëndrueshmëria politike dhe financiare çojnë në një krizë bankare italiane
Ekziston një tjetër rrezik pothuajse i fshehur në kohë pasigurie dhe tension të shtuar.
Kur qeveritë dhe agjencitë e tyre janë të hutuara nga këto rreziqe dhe kërcënime në shkallë të gjerë, ato janë më pak të fokusuara në çështje të tjera me rëndësi. Kjo mund të shihet për shembull tek negociatat e gjata dhe të komplikuara të Brexit të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar me Bashkimin Europian. Ndërsa ato kanë qenë në zhvillim e sipër, çështje të tjera vendore dhe ndërkombëtare nuk po trajtohen. Historiani, profesori dhe autori Yuval Noah Harari përmbledh këtë skenar me kujdes: “Çdo minutë që institucionet britanike dhe ato të BE-së shpenzojnë për negociata, është një minutë që ata nuk shpenzojnë për ndryshimet klimaterike. Dhe ata shpenzojnë shumë minuta për Brexit.”
Ky ndërveprim kompleks midis çështjeve aktuale botërore, u theksua gjithashtu në Raportin Global të Rreziqeve 2019 të Forumit Ekonomik Botëror. “Kjo është një botë e globalizuar, si rezultat i të cilave janë shënuar rënie historike në varfërinë globale”, shkruan Børge Brende, president i Forumit Ekonomik Botëror. “Por është gjithashtu gjithnjë e më e qartë se ndryshimi është i nevojshëm. Polarizimi është në rritje në shumë vende. Në disa raste, kontratat shoqërore që mbajnë shoqëritë së bashku janë të neveritshme. “
*Burimi: Forumi Ekonomik Botëror
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




