Futboll

10 milionë euro nga Anglia për Vedat Muriqin, por kosovari preferon Turqinë

E ardhmja e sulmuesit Vedat Muriqi është larg Lacios, ku kosovari nuk mundi për asnjë moment të tregonte vlerat e tij. Shtypi italian dhe konkretisht “Il Messaggero”, shkruan së fundi se “pirati” do të ndërrojë skuadër në janar.

Tare dhe Lotito po shohin mundësinë më të mirë për të sistemuar lojtarin që erdhi nga Fenerbahçe dhe që rezultoi një nga dështimet e merkatos. Për momentin, oferta e vetme konkrete për Muriqin është ajo e Hull Sitit nga Anglia, që jep 10 milionë euro për kartonin e sulmuesit.

Vedat Muriqi me fanellen e Lacios. Gazeta Si, 28 dhjetor 2021

Vetë Muriqi nuk duket i bindur për të kaluar në Championship. Sulmuesi preferon kthimin në Turqi, ku pati sukses me fanellën e Fenerbahçes, por duhet që Lacio të marrë ofertën e duhur financiare për këtë futbollist. Aventura e kosovarit te Lacio do të mbyllet pa lënë asnjë gjurmë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë