Futboll

10 mijë tifozë presin Napolin në aeroport, fillon festa e titullit

Gazeta Si – Antipasta e titullit kampion në Serinë A, skuadra e Spaletit pritet nga një turmë e madhe tifozësh pas triumfit në Torino ndaj Juventusit.

Mungon vetëm pak që matematika të certifikojë titullin e Napolit, por në qytet festa e madhe ka nisur tashmë. Skuadra është pritur pas kthimit nga Torino nga më shumë se 10 mijë tifozë napoletanë, edhe pse ora shënonte 02:40. Një turmë e madhe në ekstazë në aeroportin e Kapodikinos.

Tifozët e kanë shoqëruar autobusin e skuadrës me mijëra motorë, fishekzjarre dhe flamuj. Osimhen dhe Kvaratskhelia ishin të papërmbajtshëm, ata kanë hipur mbi autobus dhe kanë filmuar gjithçka. Videot më pas i kanë shpërndarë në rrjetet sociale.

Vërtet një det i kaltër me tifozë, që mezi po presin zyrtarizimin e titullit. Një turmë e çmendur nga gëzimi, aq sa autobusit me lojtarët iu deshën disa minuta për të bërë vetëm pak metra. Mes fishekzjarresh dhe koresh, lojtarët e Napolit kanë shijuar spektaklin. Në qytet do të jetë një javë e gjatë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë