Futboll

10 mbrojtjet më të forta të 2021-shit, Ajaksi paradoksalisht në vend të parë

Jemi në fund të vitit 2021 dhe është momenti për të bërë një bilanc statistikor të kampionateve europiane. Kush është skuadra me mbrojtjen më të fortë? Shifrat thonë Ajaksi dhe është vërtet një paradoks, sepse bëhet fjalë për një ekip të njohur në gjithë botën për lojën e tij të theksuar sulmuese.

Për të qenë korrektë, duhet theksuar se janë marrë në konsideratë kampionatet që përfshihen në 10 vendet e para të renditjes së UEFA-s.

Nga nje ndeshje e fundit e Ajaksit. Gazeta Si, 28 dhjetor 2021

Për të gjetur mbrojtjen më të mirë në Europë për këtë vit duhet llogaritur mesatarja e golave të pësuar, duke ditur që numri i ndeshjeve të luajtura në kampionate të ndryshme nuk është i njëjtë. Ajaksi është ekipi me mesataren më të ulët të golave të pësuar, më pak se gjysmë goli për ndeshje. Më pas vjen Sportingu i Lisbonës dhe në vend të tretë një tjetër ekipi portugez, Porto.

Ja dhe renditja e 10 skuadrave me mbrojtjet më të mira për vitin 2021!
1) Ajaks – 0,42 (16 gola në 38 ndeshje)
2) Sporting Lisbonë – 0,44 (17 gola në 38 ndeshje)
3) Porto -0,57 (22 goal në 38 ndeshje)
4) Gllasgou Rejnxhërs -0,63 (19 gola në 30 ndeshje)
5) Selltik – 0,64 (22 gola në 34 ndeshje)
6) Real Madrid -0,70 (29 gola në 41 ndeshje)
7) Benfika -0,71 (27 gola në 38 ndehsje)
8) Salcburgu – 0,75 (21 gola në 28 ndeshje)
9) Inter – 0,77 (33 gola në 43 ndeshje)
10) Çelsi – 0,78 (31 gola në 40 ndeshje)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë