Kosova

10 lule “Bonsai”, 170 buqeta e kurora, Presidentja Vjosa Osmani ‘furnizohet’ me lule 3700 euro

Presidenca e Kosovës është vendi i secilit prej delegacioneve të larta shtetërore dhe organizatave ndërkombëtare që vijnë në Kosovë. Natyrisht, lule duhet të ketë në hapësirën e Presidencës që të duket bukur, shkruan “Zëri”

Mirëpo, kjo nuk është vendi i vetëm ku presidentes Vjosa Osmani i duhen lulet. Ajo merr pjesë në shumë homazhe dhe ditë të shënuara, ku natyrisht që duhet të dërgojë një buqetë lulesh

Së fundi, Presidenca e Kosovës ka përmbyllur tenderin për furnizim me lule për nevojat e saj, raporton “Zëri”.

Nga 5.000 euro sa i kishte parashikuar t’i shpenzonte në këtë drejtim për 12 muajt e ardhshëm, aty parashikoheshin 170 buqeta të ndryshme e kurora, kurse në përshkrim të tenderit kishte edhe 10 lule të njohura kineze “Bonsai”, në lartësi prej 80 centimetrash dhe në vazo porcelani.

Tenderi, megjithatë, i kushtoi më lirë seç e kishin parashikuar. Ai është fituar nga kompania “Lulishtja Labi”, me vlerë të përgjithshme të kontratës prej 3.680 eurosh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë