U luajtën sot ndeshjet e raundit të 34, i pari nga 3 të fundit që do të zhvillohen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë. 5 ndeshje që prodhuan 10 gola, 2 për 90 minuta që me shumë gjasë kanë vendosur fatin e të parës skuadër që mund të luajë një kategori më poshtë sezonin e ardhshëm. Ajo është Laçi që u mund minimalisht nga Teuta dhe mbeti në kuotën e 33 pikëve.

Durrsakët tani numërojnë 38 pikë dhe javën e ardhshme kanë një Finale direkte ndaj Tiranës (36 pikë) që sot barazoi ndaj Skënderbeut (37 pikë) në Korçë. Një tjetër sfidë direkte për bardheblutë që i mban në lojë për qëndrim mes më të mirëve. AF Elbasani (49 pikë) likuidoi Bylis (36 pikë) duke mbajtur ndezur luftën për vendin e 4 që të çon në “Final4”.

Partizani (50 pikë) provon të ruajë vendin e fundit që të çon më tej pas fitores minimale ndaj Egnatias (58 pikë) së konfirmuar për të dytin sezon rradhazi në “Final4”. Vllaznia (50 pikë) fitoi një sfidë delikate në “Loro Boriçi” ndaj Dinamo City-t (50 pikë) që e kishte siguruar më herët pjesëmarrjen e parë në “BIG4”. Java e 35 zhvillohet të shtunën e ardhshme, sërish në orën 15:30.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.