Shendet

10 gjëra për vdekjen që mjekët nuk kanë qejf t’jua thonë

Vdekja është tema që jo shumë njerëz kanë qejf ta diskutojnë, por është pjesë e jetës dhe ne na duhet të përballemi me të. Ndonjëherë, sa më shumë të dish për një temë, aq më pak e frikshme bëhet.

Këtu janë 10 gjera që mund të mos i dini për vdekjen.

1. Vdekja është një proces

Ka shkaqe të pafundme vdekjesh dhe shumica janë të menjëhershme. Por njerëzit që e dinë se vdekja po i afrohet, nga një sëmundje apo mosha, përjetojnë shenja të caktuara. Nga frymëmarrje e ngadalësuar, rënie e rrahjeve të zemrës, rënie e presionit të gjakut dhe ndryshim në ngjyrën e lëkurës, thotë Zachary Palace, mjek në Nju Jork. Ky proces mund të jetë i ndryshëm tek secili.

2. Kur frymëmarrja ngadalësohet, me gjasë vdekja është pranë

Dr. Palace shpjegon se mund të ketë hapësira midis frymëmarrjeve dhe duket sikur personi ka ndaluar të marrë frymë prej 15-20 sekondash. Kjo është pjesë e zakonshme e procesit të vdekjes.

3. Ka dy faza të vdekjes

Faza e parë, njihet si vdekje klinike dhe vjen kur zemra e një personi ndalon. 4-6 minuta më vonë, qelizat e trurit nisin të vdesin nga humbja e oksigjenit dhe vjen vdekja biologjike.

Gjatë vdekjes klinike njerëzit mund të ringjallen, por pas asaj biologjike jo.

4. CPR nuk është gjithmonë aq efektive sa duket në TV

Ka disa seriale që kanë nxitur besime se CPR në zemër, shpëton njerëzit nga vdekja. Një studim i një reviste medicinale tregon se 95% e pacientëve në 500 pika emergjence i kanë marrë informacionet e tyre nga serialet televizive.

Realiteti është ndryshe, sidomos për njerëzit me sëmundje kronike. CPR ka shpëtuar 12% të pacientëve në ambulance dhe 24-40% në spital. CPR mund të ketë dhe efekte negative në shëndetin e një pacienti.

5. Dëgjimi është shqisa e fundit që ikën

Besohet gjerësisht se dëgjimi është shqisa e fundit që vdes. Një studim i Scientific Report tregon se sistemi i dëgjimit të një pacienti pranë vdekjes, reagonte njësoj si sistemi i një të riu të shëndetshëm. “Dëgjimi është shqisë pasive”, thotë Palace.”Ne inkurajojmë familjet të flasin dhe të ndajnë mendimet, dashurinë dhe mbështetjen e tyre të fundit me të dashurit e tyre, sepse edhe pse presioni i gjakut po bie dhe ata po zbehen, ata mund të dëgjojnë atë që po themi."

6. Mund të nxjerrësh jashtëshqitje

Kur jemi gjallë, truri ynë vazhdimisht dërgon sinjale për t'u treguar pjesëve të ndryshme të trupit tonë se çfarë të bëjmë. Në vdekje, këto sinjale ndalojnë dhe muskujt tanë kryesisht relaksohen. "Qafa e fshikëzës dhe sfinkteri janë në një gjendje konstante tkurrjeje, kështu që kur nuk ka më sinjale nervore për fshikëzën ose zorrët, atëherë ato relaksohen," thotë Palace. "Kështu që nuk është e pazakontë që pas vdekjes të rrjedhë urinë apo nevoja të tjera”.

7. Morfina përdoret vetëm për të lehtësuar dhimbjen e lidhur me vdekjen

Palace thotë se keqkuptimi më i madh që dëgjon është se morfina u jepet pacientëve për të nxitur vdekjen. Ai thotë se kjo nuk mund të jetë më larg nga e vërteta. "Natyrisht, vetëvrasja me ndihmën e mjekut nuk është e ligjshme në shumicën e shteteve, kështu që morfina nuk jepet për të ndihmuar në përshpejtimin e fundit," thotë ai.

Kur njerëzit po vdesin, shpjegon Palace, presioni i gjakut bie dhe më pak oksigjen hyn në organet e tyre. Trupi përgjigjet duke gulçuar për ajër në një përpjekje të kotë për të rritur ritmin e frymëmarrjes. Mjekët i referohen kësaj si uri për ajër. “Ky gulçim është shumë i vështirë për t’u parë nga familjet, pasi duket e dhimbshme, dhe këtu vjen roli i morfinës”, thotë Palace. “Doza e duhur e morfinës lehtëson ndjenjën e urisë për ajër, kështu që ata po marrin frymë më të qetë dhe më rehat.”

8. Trupi mund të jetë i vdekur, por disa pjesë mund të jenë gjallë

Truri është organi i parë që nis të vdesë dhe organet e tjera e ndjekin. Bakteret e gjalla në trup, sidomos ato në zorrë, luajnë një rol të madh në procesin e dekompozimit. Kjo kalbje prodhon një aromë të fortë që njihet si “aroma e vdekjes”. Edhe nëse ka vetëm 30 minuta, vdekja nuhatet.

9. Ka një shpjegim shkencor të nocionit “shfaqet jeta para syve”

Kur një person vdes në filma, ka një skenë ku ata shohin të gjitha kujtimet nga periudha të caktuara të jetës. Rezulton se ka një të vërtetë shkencore. Në një studim të 2022-shit, studiuesit treguan për një burrë në prag të vdekjes që po përjetonte rikthimin e kujtimeve para se t’i ndalonte zemra.

Doktorët po bënin skanera të trurit të pacientit, dhe skaneri vazhdonte që punonte edhe pse zemra pushoi dhe nxorri një aktivitet të trurit, lidhur me kujtimet ose ëndrrat, për rreth 30 sekonda. Studiuesit hodhën hipotezën se mund të jenë kujtime. Një studim më i hershëm gjeti nivele të larta të aktivitetit të trurit, pak pasi zemra ndaloi.

10. Vetëdija vazhdon pas vdekjes

Studiuesit kanë kohë që tentojnë të zbulojnë se çfarë i ndodh trurit pas vdekjes. Një studim i 2023-shit dha disa përgjigje. 550 pacientë që u ndaloi zemra morën CPR, më pak se 10% mbijetuan. 4 nga 10 të mbijetuarit, shfaqën një nivel vetëdije pas CPR.

Disa e përshkruanin si përvojë të gjallë, ndarjen e shpirtit nga trupi dhe observimi pa dhimbje./EverydayHealth


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë