Gazeta Si – Me shumë mundësi, Premier Liga nuk do të zbresë në fushë gjatë kësaj fundjave. Shkak është bërë vdekja e Mbretëreshës Elisabet në moshën 96-vjeçare.
Sipas protokollit, në Angli do të ketë një peirudhë zie 10-ditore deri në funeralin shtetëror. Po sipas protokollit, çdo event sportive duhet të shtyhet.
Nuk ka ende një vendim zyrtar, por me siguri kampionati anglez do të ndalet për të respektuar ndarjen nga jeta të Mbretëreshës. Në program për këtë fundjavë ishte Mançester Siti-Totenhem, që do të shtyhet.

Pas lajmit të ndarjes nga jeta të Mbretëreshës, klubet e futbollit angleze, por edhe organizma të ndryshëm ndërkombëtarë, kanë shprehur ngushëllimet me anë të faqeve zyrtare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




