Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 6 pacientë të prekur nga Covid-19, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qyetetar nga Shkodra, të moshave 68 – 83 vjeç.
Gjithashtu janë kryer 3342 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 360 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 64 raste në Tiranë, 40 raste në Korçë, 34 raste në Fier, 20 raste në Elbasan, 17 raste në Krujë, 16 raste në Durrës, Vlorë, 12 raste në Lushnje, Gjirokastër, 11 raste në Berat, Skrapar, 10 raste në Kavajë, Librazhd, 7 raste në Shkodër, Ura Vajgurore, 6 raste në Malësi e Madhe, Peqin, 5 raste në Pogradec, Sarandë, Dibër, 4 raste në Devoll, Kukës, Has, Patos, 3 raste në Mirditë, Tropojë, Delvinë, Dropull, 2 raste në Krubin, Lezhë, Selenicë, Libohovë, 1 rast në Pukë, Mallakastër, Kamëz, Vau i Dejës, Divjakë, Roskovec, Gramsh, Finiq, Cërrik, Poliçan.
Në njoftim thuhet se në 24 orët e fundit janë shëruar 534 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 97,206 që nga fillimi i epidemisë. Ndërkaq aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 227 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 20157
Fier 2509
Durrës 1208
Gjirokastër 1197
Shkodër 1010
Korçë 730
Vlorë 691
Kukës 342
Dibër 346
Elbasan 248
Berat 100
Lezhë 101
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.