Nga Gazeta 'SI'- Ka nisur përballja me Ukrainën, ku Shqipëria synon vendin e parë në Ligën e Kombeve.
Në nder të adoleshentit të vrarë një ditë më parë, Martin Cani, para fillimit të ndeshjes u mbajt 1 minutë heshtje.
Kombëtarja kërkon tre pikë në këtë përballje në mënyrë që të synojë vendin e parë në Grupin B1, duke shpresuar dhe te një barazim në takimin mes Republikës Çeke dhe Gjeorgjisë.
Sylvinho ka surprizuar me rreshtimin e hedhur në fushë, duke ulur në stol Nedim Bajramin, teksa në vendin e tij ka aktivizuar Ernest Muçin. Jasir Asani do e nisë këtë sfidë nga minuta e parë, duke lënë pas dëmtimin që mori me Çekinë, ndërsa Mirlind Daku do të zëvendësojë Indrit Tucin në krye të sulmit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.