Treg

1 milionë mjete lëvizin në Shqipëri. Koreja e Jugut, importuesi kryesor

Nga Gazeta ‘SI’- Në 4 muajt e parë të vitit, rreth 30 mijë mjete të reja janë regjistruar në Shqipëri, duke e çuar në total numrin e mjeteve aktive në pothuajse 1 milionë.

Në regjistrimet e periudhës janar-prill 2025 autoveturat përbëjnë pjesën dërrmuese me një përqindje prej 81.6% të totalit.

Në lidhje me origjinën e mjeteve të importuara, lista kryesuese mbetet e dominuar nga Republika e Koresë së Jugut, e cila zë 29.3% të totalit të mjeteve të regjistruara, ndjekur nga Gjermania me 16.5%, Italia me 15.2%, Zvicra me 8%, Kina me 7% dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 6.8%.

Përsa i përket, procesit të rinovimit të flotës së mjeteve në qarkullim përgjatë katërmujorit të parë të vitit 2025 janë regjistruar 4.726 mjete të gjeneratës së fundit 0- 3 vite, duke shënuar një rritje të konsiderueshme prej 62% krahasuar me të njëjtën periudhë për vitin 2023.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, për periudhën Janar-Prill 2025 janë regjistuar 1.277 mjete all-electric ose 56% më shumë krahasuar me të njëjtën përiudhë të një viti më parë. Ndërsa, 32.8% e mjeteve me 0 km të regjistruara për herë të parë janë elektrike.

Ecuria pozitive reflektohet edhe në faktin se, në total flota e mjeteve elektrike në prill të 2025 arriti 7.655, pra 20 % më shumë krahasuar me vitin 2024. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë