Para

1.5 trilion dollarë fitime për familjet më të pasura në botë. Arabët e naftës dhe francezët e Hermès kryesojnë listën

25 familjet më të pasura të botës kanë patur një vit të shkëlqyeshëm, sipas Bloomberg.

Dinastitë ultra të pasura kanë shtuar në arkat e tyre 1.5 trilion dollarë vetëm gjatë 2023-shit. Rritja e ekonomisë, inflacioni në rënie dhe shpenzimet konsumatorë kanë mbështetur bizneset e tyre gjatë këtij 12 mujori.

Udhëheqësit në Abu Dhabi Al Nahyans-ët dhe pronarët e shtëpisë luksoze të modës Hermès kanë parë një rritje të shpejtë të të ardhurave të tyre.

Familja Al Nahyans, që drejton industrinë e naftës në Lindje e Mesme dhe zotëron klubin e futbollit në Mbretërinë e Bashkuar, Manchester City, kaloi klanin Walton të SHBA-së për t’u bërë familja më e pasur në botë, sipas raportit. Është hera e parë në pesë vjet që një familje përveç trashëgimtarëve të Ëalmart ka qenë më e pasura në botë.

Ndërkohë, familja që posedon Hermès, Pierre-Alexis Dumas dhe Axel Dumas, fituan 56 mld lekë këtë vit, duke mbajtur vendin e tretë.

Familja Waltons, manjatët e çokollatës Mars dhe miliarderi i naftës Kochs janë përfaqësitë e SHBA-së në Top 10.

Super të pasurit që bëhen edhe më të pasur ka qenë tema kryesore e 2023-shit.

Dy burrat më të pasur në botë, kreu i Tesla, Elon Musk dhe themeluesi i Amazon, Jeff Bezos fituan ga 150 mln dollarë.

Manjati indian Gautam Adani dhe filantropistja Julia Koch janë të vetmit të pasur që u varfërua këtë vit. /BusinessInsider


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë