Nga Gazeta ‘SI’ – Në muajin prill, rreth 1.5 milionë shtetas hynë në territorin e Shqipërisë, me rritje 6% nga një vit më parë. 667 mijë nga këto ishin shtetas shqiptarë raporton INSTAT, që u shtuan me 9.6% nga prilli i shkuar. Hyrjet e të huajve u rritën me 3.2%, në total 819 mijë.
Daljet nga Shqipëria raportohen në të njëjtin numër, më rritje vjetore 11.5%.

Në Prill 2025, 95 % e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Europës. Europa Jugore zë 74 % të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Europian, ndjekur nga Europa Perëndimore me 13 %. Në rritje raportohen dhe hyrjet nga Amerika, Azia e Afrika.
Ndonëse dominojnë hyrjet me qëllime personale, pushime dhe vizita (97% të rasteve), rritja më e madhe është e hyrjeve tranzitore, me 42%. Hyrjet e të huajve për qëllime biznesi janë rritur me 40.8% në raport vjetor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.