Sociale

1.2 mln dollarë, ambasada e SHBA ndihmë për Covid-19

Ambasada e SHBA ka reaguar për ndihmën 1.2 milionë dollarë për të ndihmuar Shqipërinë në luftën kundër pandemisë COVID-19.

Ambasada thotë se këto fonde do të shkojnë për pajisje laboratorike, zbulimin dhe gjurmimin e rasteve, përgatitjen e stafit laboratorik, përmirësimin e komunikimit të rreziqeve.

Me këtë fond SHBA tashmë ka investuar në 20 vite 51.8 milionë dollarë vetëm në shëndetësi kurse në total 693 milionë dollarë si ndihma.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID-it, ka miratuar fonde shtesë për Shqipërinë në ndihmë të luftës kundër pandemisë COVID-19. Këto fonde do të vazhdojnë ndihmën në pajisjen e laboratorëve, rritjen e mundësive të zbulimit dhe gjurmimit të rasteve pozitive, përgatitjen e stafit laboratorik për të reaguar, përmirësimin e komunikimit të rreziqeve e më shumë. Gjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë investuar në Shqipëri mbi 51.8 milionë dollarë në fushën e shëndetësisë, dhe mbi 693 milionë dollarë në ndihmë totale”, shkruan ambasada.

https://www.facebook.com/usembassytirana/photos/a.446371155837/10157270713545838/?type=3&theater

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë