Ky ishte verdikti i ndeshjes Letoni-Shqipëri në ditën e 4 të eleminatoreve në zonën evropiane për botërorin amerikan. Pas barazimit në pjesën e parë me autogolin dhe pastaj golin e Cernomordijs, skuadrat u kthyen në fushë me objektiv fitoren në minutat e mbetura. Strakosha dhe Zviedris u vunë në provë më shumë se një herë. Diku për gabimin e kundërshtarit dhe diku tjetër për aftësinë e tyre, ata arritën të ndalin Asllanin. Ismajlin, Brojën dhe Manajn, portieri vendas. Ndërsa Ikaunieks dhe Zelenkovs nuk e kaluan dot Strakoshën. Muçi, Bajrami, Daku dhe Uzuni u futën nga stoli për Hoxhën, Laçin, Manajn dhe Brojën. Por rezultati sërish mbeti i pandryshuar. Kuqezinjtë largohen nga Riga me barazimin e dytë rradhazi në eleminatoret e Qershorit. Nga 4 pikë që priteshin, duhet të kënaqemi vetëm me 2. Me dy ndeshje më shumë dhe vetëm 1 pikë përpara Serbisë, tani vendi i dytë pas Anglisë kompromentohet gjithnjë e më shumë. Ndeshjen e rradhës e luajmë më 9 Shtator në Tiranë, pikërisht përballë Letonisë në Tiranë.
Grupi K
Anglia 9 pikë
Shqipëria 5
Serbia 4
Letonia 4
Andorra 0
Letoni-Shqipëri 1-1, luhet pjesa e dytë
Pas asaj që Letonia bëri gjithçka në pjesën e parë, skuadrat u kthyen në fushë përj pjesën e dytë në “Skonto Stadions” të Rigas.
1-1 në fund të pjesës së parë në Riga

Kumbulla, Strakosha dhe Cernomordjis ishin protagonistët e një pjese të parë që u mbyll me avantazhin e kuqezinjve në “Skonto Stadions” të Rigas. 17 minuta pas fillimit Marash Kumbulla shkaktoi një faull në zonë ndaj Gutkovskis. 11 metërshin e mori përipër Ikaunieks por përballë Strakoshësh e kishte të pamundur të shënonte. Episod që rriti psikologjikisht kuqezinjtë të cilët 8’ më pas gjejnë avantazhin ndaj vendasve. Gjithcka pas krosimit të Hoxhës për Manajn. Konkluzionin e Kapitenit, e çon në portën e tij Cernomordjis. Deri në fund të kohës së rregullt, skuadrat patën mundësitë e tyre por në kohën shtesë, ishte sërish Cernomordjis që gjen rrjetën. Këtë herë ai mposhti Strakoshën për barazimin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.