Bota

Tërmeti me magnitudë 5.6 godet Indonezinë, 40 viktima dhe qindra të plagosur

Një tërmet me magnitudë 5.6 ka tronditur Indonezinë. Sipas një bilanci paraprak bëhet fjalë për 40 të vdekur dhe rreth 300 të plagosur. Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 10 km në rajonin Cianjur, në provincën perëndimore të Java-s.

Lëkundjet u ndjenë edhe në kryeqytetin Xhakarta, ku shumë persona dolën në rrugë dhe ndërtesat u tronditën për rreth 3 minuta.

 Indonezia, një arkipelag i madh prej më shumë se 270 milionë banorësh, goditet shpesh nga tërmetet, shpërthimet vullkanike dhe cunami për shkak të vendndodhjes së saj në të ashtuquajturin “unaza e zjarrit", një hark vullkanesh dhe linjash thyerjesh në pellgun e Paqësorit.

Në shkurt, një tërmet me magnitudë 6.2 la të paktën 25 të vdekur dhe 460 të plagosur në provincën e Sumatrës Perëndimore. Në janar 2021, një tërmet me magnitudë 6.2 shkaktoi mbi 100 të vdekur dhe afro 6500 të plagosur në provincën e Sulaëesi-t Perëndimor. Në vitin 2004, një tërmet i fuqishëm dhe cunami në Oqeanin Indian shkaktuan rreth 230.000 viktima në shumë vende, shumica e tyre në Indonezi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë