Një tërmet me magnitudë 5.5 u regjistrua në orën 7.08 me orën lokale (6.08 në Shqipëri) në brigjet jugore të ishullit grek të Kretës.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë dhe shërbimit të monitorimit gjeologjik amerikan, Usgs, tërmeti kishte një thellësi prej 20 kilometrash dhe një epiqendër në det 15 kilometra nga fshati Pyrgos. Aktualisht nuk ka raportime për dëme në njerëz apo sende.
“Fatmirësisht ai ishte në det, - tha drejtori i Institutit Gjeodinamik grek. – Zona tashmë është prekur nga lëkundje të tjera të mëparshme dhe nëse do të kishte ndodhur në brendësi do të kishte dëme”.
Vetëm pak ditë më parë - në fakt - dy tërmete të tjera kishin prekur zonën, gjithashtu në brigjet e ishullit të Kretës: njëri me magnitudë 5.4 ballë me një thellësi 10 kilometra, 45 kilometra në jug të Kasos, tjetri një orë më parë, në të njëjtën zonë, me magnitudë 5.2 ballë në një thellësi prej 9 kilometrash, ku nuk pati lëndime në njerëz.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.