Ne rrjet

Të pathënat / Si duhet parë dorëheqja Mark Rutte ndërsa zgjedhjet holandeze afrohen

Kryeministri më jetëgjatë i Holandës po ndërron zyrën e tij në Hagë për një klasë shkolle.

Mark Rutte i befasoi kolegët e tij të hënën duke njoftuar tërheqjen e tij nga politika, pas kolapsit të qeverisë së tij të premten.

Rutte fillimisht kishte thënë të premten vonë se kishte ende “energji dhe ide” për të vazhduar, por fundjavën e kaluar ai vendosi t’i japë fund 17 viteve të tij si udhëheqës i Partisë Popullore për Liri dhe Demokraci (VVD).

“Unë po e bëj këtë me ndjenja të përziera, me emocione. E dua shumë ekipin. Por ndjej gjithashtu se është e drejtë kjo që po bëj.”

Kryeministri në largim aktualisht po jep mësim për shkenca sociale një herë në javë në një shkollë lokale në Hagë. “Ndoshta do ta bëj këtë për disa ditë,” shtoi ai.

Rutte do të qëndrojë si kryeministër i përkohshëm deri në zgjedhjet e përgjithshme në nëntor

Qëndrimi i tij 13-vjeçar në pushtet i dha atij pseudonimin “Teflon Mark”, për aftësinë e tij për të marrë pushtetin përmes një sërë krizash politike – duke përfshirë një skandal mbi subvencionet për kujdesin e fëmijëve që e bëri atë të jepte dorëheqjen shkurtimisht në janar 2021, vetëm për t’u rikthyer në pushtet dy muaj më vonë pasi partia e tij VVD doli e para në zgjedhjet e përgjithshme.

Ai përshkruhet nga kolegët dhe miqtë më shumë sesa një lider vizionar një menaxher, i cili ia doli që t’i ulte palët rivale të bisedonin dhe të gjenin kompromise.

Ai ishte mishërimi i kulturës së konsensusit holandez: pragmatik dhe fleksibël.

Megjithatë, vitet e fundit Rutte po shihej gjithnjë e më shumë si pjesë e problemit dhe jo si zgjidhje e vështirësive politike të qeverisë. Mungesa për hapje, si dhe përfshirja e tij në disa polemika të kombinuara këto edhe me një rënie të përgjithshme të besimit në politikë, kanë bërë që popullariteti i tij të bjerë në nivelin më të ulët historik.

Një sondazh i opinionit për programin e çështjeve aktuale EenVandaag me 18,000 njerëz zbuloi se tre në katër thanë se do të ishte “e papranueshme” që Rutte të kthehej si kryeministër pas zgjedhjeve të nëntorit.

Rreth 83 përqind menduan se administrata e tij e fundit e koalicionit kishte bërë një punë të keqe.

Aftësia e Rutte për të krijuar konsensus midis qeverisë së tij katërpartiake është vënë gjithashtu në pikëpyetje kohët e fundit. Ndërsa punonte për një plan të ri qeveritar për imigracionin, ai spekuloi hapur për një ndarje brenda koalicionit ndërsa negociatat ishin në vijim, sipas mediave lokale.

Sistemi holandez për azilin po vuan nga mungesa e vendeve të mjaftueshme të pritjes për të ardhurit e rin.

Por kriza e kësaj vere nuk është aq intensive sa ishte vitin e kaluar, kur për muaj të tërë qindra azilkërkues flinin shpesh jashtë me pak ose aspak akses në ujë të pijshëm, objekte sanitare apo kujdes shëndetësor.

Politikanët nga D66, CDA dhe ChristenUnie – partnerët e koalicionit të Rutte – kritikuan qasjen e tij të premten, duke e akuzuar atë për tensionim të panevojshëm të marrëdhënieve midis partnerëve qeverisës.

Kryetari i partisë CDA, Pieter Heerma tha se Rutte kishte marrë një qëndrim “të papërgjegjshëm të ashpër” gjatë bisedimeve për azilin, duke mbajtur një qëndrim të pamatur.

Kryetari i partisë së D66, Jan Paternotte tha se Rutte “ishte një kryeministër që kërkonte gjithmonë zgjidhje, jo “rruga ime apo autostrada”, por kjo është ajo që ndodhi këtë javë”.

Qëndrimi i Rutte ka bërë që disa të sugjerojnë se kolapsi është një zgjedhje e qëllimshme për të vendosur zgjedhjet e parakohshme.

Sondazhet tregojnë se VVD e Rutte do të bëhet sërish partia më e madhe, pavarësisht se një parti rurale që përfaqëson interesat e fermerëve arriti një fitore të papritur në zgjedhjet e këtij viti.

“Duket se ka qenë një lëvizje shumë strategjike,” tha Simon Otjes, asistent profesor i politikës holandeze në Universitetin Leiden.

“Ndërsa dosjet e tjera, si planet për të reduktuar emetimet e azotit, janë shumë më komplekse, migrimi është një temë më e favorshme për t’u ndalur”

Rutte është përballur me presion nga krahu i djathtë i partisë së tij për të mbajtur një qëndrim më të ashpër ndaj emigracionit. Në të njëjtën kohë, dy të tretat e holandezëve besojnë se rregullat e migracionit duhet të jenë më të rrepta.

Zgjedhjet e ardhshme

Sfida tjetër për VVD-në do të jetë gjetja e një lideri të ri, i cili duhet ta drejtojë partinë për zgjedhjet e kësaj vjeshtë.

Rivali kryesor i partisë do të jetë një parti e fermerëve – BBB – që tronditi peizazhin politik dhe mori shumicën e vendeve në Senatin holandez pas votimit në mars.

Në sondazhet e fundit të opinionit politik, BBB është ‘dhemb për shëmb’ me VVD-në e Rutte.

Peilingwijzer, i cili merret me sondazhe të ndryshme, parashikoi 23 deri  në 29 vende për të dyja partitë. Partitë e tjera as që i afrohen kësaj. PVV, aktualisht partia më e madhe opozitare, mund të shkojë 12 deri në 16 vende.

Partia Laburiste PVDA dhe partia GreenLeft njoftuan të shtunën se do të bashkojnë listat e tyre zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme, duke i vendosur ato në 20 vende të planifikuara.

Ministri i Jashtëm dhe kreu i CDA, Wopke Hoekstra, gjithashtu njoftoi të hënën se ai nuk do të vazhdojë të jetë lider i partisë së tij. politico.eu /Përshtati në shqip: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë