Portofol

Situata politike nuk ka ndikuar tek të huajt që vijnë për biznes

Të huajt preferojnë të punojnë në Shqipëri. Rritet numri i personave që kanë hyrë në vend për çështje profesionale dhe biznesi.

Pavarësisht situatës së nderë politike ku mes opozitës dhe maxhorancës nuk po gjendet ende një zgjidhje për ngërçin që po zgjat prej muajsh, pavarësisht klimës jo të favorshme për biznes duke u nisur nga ngjarje të ndryshme si ajo e vjedhjes së parave në Rinas, të huajt vijnë për biznes dhe punë në Shqipëri.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se si në muajin mars, ashtu edhe në tremujorin e parë të vitit, është vënë re një rritje e numrit të shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri e veçanërisht e atyre që kanë hyrë për biznes dhe punë.

Sipas INSTAT, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në tremujorin e parë 2019 është 695.027, duke u rritur me 4,1%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018.
Të huajt që kanë ardhur në Shqipëri për Biznes dhe çështje profesionale në mars 2018 rezultojnë 6.477 dhe në mars 2019 rezultojnë të kenë ardhur 7.842 me një rritje 21,1 %.
Në tremujorin e parë të vitit 2018 rezultojnë të kenë hyrë në Shqipëri 16.109, kurse në tremujorin e parë të 2019-ës rezultojnë të kenë hyrë 20.222 të huaj për çështje biznesi dhe profesionale me një rritje prej 25,5 .


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë