Keshilla

Si të nxis vajzën time të jetë më e mirë

Pyetje: Si të mësoj vajzën time pesëvjeçare të jetë më e ndjeshme dhe më e sjellshme me shokët e saj? Shpesh lexoj libra për këtë çështje, se si të ndihmojmë fëmijët të jenë më të mirë me të afërmit dhe miqtë e tyre, por nuk kam ditur kurrë si të përçoj idetë që kam lexuar te vajza ime. Këtë mëngjes e pashë atë të shtynte një shoqe që po i afrohej për ta përqafuar. E di që është një sfidë e vështirë, por dua të di sa më parë si të veproj?

Përgjigje: Në ditët e sotme prindërit janë gjithnjë e më të shqetësuar se, fëmijët e tyre do të bëhen të mirë apo jo. Shpesh herë marr mesazhe se si mund të rrisim një fëmijë të mirë dhe të ndjeshëm dhe ka shumë momente kur, edhe unë e ndjej veten (ashtu si prindërit e tjerë), sikur jam në një “fushë të minuar”, kur mendoj nëse vajzat mia janë rritur me idenë për të qenë njerëz të mirë dhe pa urrejtje në vete. Ajo çka më bëri kurioze në kërkesën tuaj, është se ju kërkoni nga një 5 vjeçare që të dijë çdo të thotë të jesh e “mirë”. Unë nuk dua të nxjerr konkluzione nga pyetja juaj, por a nuk jemi ne ato që i mësojmë fëmijëve tanë që të mos lënë çdokënd ta përqafojë, kur ka pasur shumë të tjerë që kanë dashur t’i përqafojnë pa pëlqimin tonë. Pika tjetër e rëndësishme që vlen të përmendet është mosha e zhvillimit të fëmijës suaj. Përgjithësisht fëmijët në këtë moshë janë intensivë dhe nuk i njohin shumë aspekte të sjelljes shoqërore, ata janë egoist. Duke folur nga ana biologjike, ky nuk është një gabim sepse fëmijët në moshën e vajzës tuaj nuk dinë të përcaktojnë sjelljet me përpikmëri. Për shkak të mënyrës së të ushqyerit, ose edhe të natyrës së tyre, disa fëmijë janë më të ngadalshëm se të tjerët për të kuptuar sjelljet shoqërore. Është diçka krejtësisht normale.


Si të nxisni vajzën tuaj të jetë më e mirë
Si fillim mos u përqendroni vetëm në sjelljet negative të vajzës tuaj duke marrë parasysh, edhe gjestet e vogla si përqafimi që folëm pak më sipër. E dyta, mendoj se të kuptosh se duhet të jesh e mirë dhe të kujdesesh për të tjerët, është një hap që vjen me kalimin e kohës. Do të ketë ditë kur vajza juaj do të jetë shumë e mirë me miqtë e saj, do të kujdeset për ta dhe do të ketë ditë kur ajo nuk do të dojë të rrijë me asnjë njeri. Është një proces psikologjik, gjë që na ndodh edhe ne të rriturve.
Së fundmi për të promovuar mirësinë tek ajo, lexo më shumë libra bashkë me të, dil një shëtitje duke i mësuar se nuk ka asgjë të keqe tek sa përshëndet një fqinj në rrugë dhe sigurisht nuk duhet të harroni më të rëndësishmen, ju duhet të bëni vepra të mira që ajo të mësojë nga ju. Të gjithë ne e dimë që fëmijët janë imituesit më të mirë që mund të kemi. Pavarësisht të gjithave, mos prisni që vajza juaj të kryej ndonjë zbulim të madh. Ndjeshmëria dhe pjekuria normalisht vijnë me moshën. Paç fat. /The Washington Post/
Nëse keni pyetje, kontaktoni në [email protected]

 

Më Shumë