Gjykata penale e Shkupit ditën e sotme ka dhënë vendimin për ish-ministren e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska. Penalja konfirmoi dënimin me 6 vite burg për ish-ministren Jankulloska.
Ajo u akuzua për blerjen e veturës së tipit Mercedes me vlerë 600 mijë euro.
Vendimi u mor nga këshilli gjyqësor prej pesë anëtarëve të kryesuar nga gjykatësja Dobrilla Kacarska.
Rasti u zbulua me publikimin e skandalit të përgjimeve para tre vjetësh.
Në bisedat telefonike, mes tjerësh dëgjoheshin ish-ministrja e rendit dhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, duke biseduar për hollësitë se çka duhej të përmbajë vetura Mercedes S 600 Guard, e blinduar, që do të përdorej për nevojat zyrtare dhe private të zotit Gruevski.
Në këtë proces qe favorizuar një kompani maqedonase, për ta sjellë në Shkup makinën nga prodhuesi gjerman. Mercedes Benzi kishte kushtuar 600 mijë euro. Vetëm para tri ditësh, Gjykata e Apelit konfirmoi dënimin me dy vjet të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski të akuzuar për rastin, ndërsa i uli nga 6 e gjysmë në 4 vjet e gjysmë dënimin për ish-ndihmësministrin Gjoko Popovski.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



