Moti

Shiu nuk do të na ndahet edhe javën tjetër

Fundi i pranverës u mbyll me mot të paqëndrueshëm me reshje shiu dhe stuhi por dhe temperatura të ulëta për shkak të masave ajrore të ftohta me origjine nga Europa Veriore. Por dhe fillimi i verës meteorologjike do të nisë me mot relativisht të paqëndrueshëm, reshjet e shiut do të mbeten të pranishme në orët e mesditës. Do të jetë mesi i javës ku moti do të stabilizohet pra do të dominojnë kthjellimet dhe vranësira të pakta . Temperaturat do të fillojnë të rriten gradualisht.

 Zonat malore 10/23 gradë celsius

 Zona e ulet 15/28 gradë celsius

Zona e bregdetit 14/28 gradë celsius.

 Nesër ka serish shi edhe dita e martë në zonat malore. Të mërkurën do të jete e qëndrueshme në të gjithë vendin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë