Rend dhe Ligj

Shërbime ekstra – Në pranga menaxherja e një qendre masazhi

Operacioni policor i koduar si “Extra Service 2” ka bërë të mundur zbulimin  e n ë tjetër qendre masazhi në Tiranë, në të cilën ushtrohej prostitucioni.Në sajë të këtij operacioni është arrestuar menaxheria e një qendre masazhi për veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” si edhe është shpallur në kërkim  administratorja. Në gjendje të lirë do të procedohen tre punonjës të kësaj qendre, ndërsa Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P. Tiranë në kuadër të këtij operacioni  bëri arrestimin e shtetases R. M., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, menaxhere e qendrës. Gjithashtu policia ka bërë të ditur inicialet e shtetases tjetër, e cila ishte edhe administratorja e këtij subjekti,  A. T., 32 vjeçe, banuese në Tiranë. Këto shtetase vinin në dispozicion ambientet e qendrës së masazhit për të ushtruar prostitucion nga vajzat e punësuara të cilat iu ofronin klientëve meshkuj shërbime “Extra” kundrejt pagesës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shtatë aparate celularë dhe një bllok shënimesh. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetaseve R. M., dhe A. T., për veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” parashikuar nga nenet 114 dhe 115 të Kodit Penal.

 

Më Shumë