Njerez

Rregullat e reja, si do të hyjnë shqiptarët në BE?

Bashkimi Europian ka vendosur të ndjekë modelin e Shteteve të Bashkuara dhe të prezantojë këtë sistem të ri të kontrollit të udhëtarëve nga 60 vende, përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai do të prezantojë një procedurë të re duke filluar nga viti 2021 për shqiptarët që duan të hyjnë në bllokun europian, por a do të jetë ai aq i thjeshtë sa ç’premtojnë zyrtarët?

Duke filluar nga viti 2021, shtetasit e vende të treta që kanë marrë liberalizimin e vizave me Bashkimit Europian, përfshirë Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, do të duhet të kalojnë nëpër një sistem të ri për hyrjen në Zonën Schengen.

Unioni ka hartuar tanimë një program që synon “forcimin e kufijve të zonës Schengen”, i njohur si Sistemi Europian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit, ETIAS. Nëpërmjet këtij sistemi, BE do të kontrollojë paraprakisht të dhënat e udhëtarëve para se të hyjnë në vendet anëtare.

“Do të duhen vetëm disa minuta për të plotësuar një aplikim në internet, i cili në një shumicë dërrmuese të rasteve (mbi 95 për qind) do aprovojë automatikisht hyrjen,” thotë Katarzyna Kolanko, zyrtare e Komisionit Europian.

Sipas ndryshimeve, aplikantët duhet t’i përgjigjen në një seri pyetjesh duke futur informacione themelore siç janë emri i tyre, adresa, data e lindjes dhe detajet e pasaportës. Do të ketë gjithashtu disa “pyetje që lidhen me shëndetin dhe sigurinë”.

Çdo shqiptar që do të udhëtojë në një vendet e zonës Shengen do të duhet të aplikojë fillimisht, të paguajë një tarifë prej shtatë eurosh dhe të presë për përgjigjen elektronike nëse udhëtimi i tij aprovohet.

Pasi një qytetar të marrë një dritën jeshile nga kontrollet e sigurisë, ai do të jetë i vlefshëm për tre vjet për një numër të pakufizuar udhëtimesh në vendet e BE.

Por edhe pse procedura është në dukje shumë e thjeshtë, ajo mund të paraqëse probleme për të moshuarit të cilët nuk e përdorin mirë internetin.
Të rinjtë në zonat urbane përdorin kompjuterin dhe internetin çdo ditë, por në zonat rurale kjo procedurë mund të paraqesë probleme, sidomos për të moshuarit që jetojnë në këto zona.

Po ashtu, qytetarët shqiptarë të cilët nuk kanë njohuri për përdorimin e teknologjisë moderne mund të duhet të kërkojnë ndihmë në plotësimin e pyetësorit.

Por pavarësisht shqetësimeve të tilla, qytetarët e Ballkanit kanë vetëm dy muaj kohë që që të përgatiten për sistemin e ri.

“ETIAS nuk është vizë”

Komisioni Europian ka theksuar vazhdimisht se marrja e autorizimit nga ETIAS nuk është vizë.

“Udhëtarët nga vendet që përfitojnë nga udhëtimi pa viza në BE, përfshirë ata nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, do të vazhdojnë të përfitojnë. Ky është thjesht një hap i vogël procedural për udhëtarët që nuk do të lejohen të udhëtojnë në zonën Shengen, për t’i ndihmuar ata të shmangin burokracinë dhe vonesat në kufijtë e BE, “tha Kolanko.

Këta persona përfshijnë qytetarët që kanë probleme me drejtësinë, ata që kanë ekspulse apo ata që ë kanë kaluar afatin e qëndrimit tre mujor.

“ETIAS u ndërtua në përvojën e krizës së emigrantëve. Jo për kontrollin e emigrantëve, por kontrollin hyrje-daljet e paligjshme të trafikantëve dhe krimininelevë në BE, “i shton zyrtarja evropiane.

Përveç ETIAS, Bashkimi Evropian aktualisht është duke zhvilluar një sistem të ri që do të lexojë të dhëna biometrike, me qëllim të modernizimit të mënyrës së menaxhimit të kufijve të jashtëm të BE-së.

“Sistemi do të kontrollojë të dhëna të tilla si emri, dokumentet eudhëtimit gjurmët e gishtërinjve dhe imazhi i fytyrës”, tha Kolanko.

Sidoqoftë, të dhënat biometrikët do të mblidhen vetëm herën e parë që një shtetas shqiptar kalon kufirin e BE-së.

 

Më Shumë