Politike

Rama: Po konsiderojmë uljen e çmimit të energjisë për pensionistët. Premtimet nga kati i tetë janë si ‘Sudja’

Nga Gazeta 'SI' - Ndalesa e fundit e turit të qeverisë me pensionistët ishte Korça, nga ky kreu i qeverisë, Edi Rama tregoi se po synohet që të ulet çmimi i energjisë elektrike për pensionistët.

“Ne kemi realizuar një ulje të faturimit të energjisë, për burrë dhe grua pensionistë që jetojnë vetëm. Por, bashkë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë po studiojmë që të kemi një ulje të mëtejshme të çmimit të energjisë elektrike për të gjithë pensionistët në vijim.”

Gjatë takimit, kryeministri Edi Rama ripërsëriti arsyet dhe vështirësitë që qëndrojnë pas rishikimit të skemës së pensioneve.

“Ne nuk kemi bërë premtime për rritjen e pensioneve, kemi thënë që qëllimi jonë ka qenë rritja e pensioneve, ky qëllim ishte shumë i vështirë për t’u realizuar atëherë, për shkak edhe të gjendjes së ekonomisë. Ne e kemi gjetur me 520 mijë kontribues dhe tani kemi mbi 800 mijë kontribues. Skema që ka garantonte 510 milionë euro, tani vlen 1.3 miliardë, por nuk mjafton, sepse për të garantuar të gjitha pensionet duhen 1.8 miliardë. Dhe gjysëm miliardi i paguan buxheti i shtetit. U bë indeksimi i pensioneve me 4.1%. Ai 4.1% është indeksimi vjetor i pensioneve që e bën çdo vit, ai del nga llogaria përkundrejt rritjes së çmimeve. Nuk ka të bëjë me rritjen e pensioneve.”

Ndër të tjera, Rama komentoi dhe premtimet e opozitës për rritjen e pensioneve, duke i quajtuar “Sude” dhe “Haxhi Qamil-sa”.

“Jemi të vetëdijshëm se kur dalin disa sharlantë, kur thonë do e bëjmë pensionin mininmal 400 euro, janë maskat e Sudes. Maska të njohura dhe maska të reja. Është Sudja prapa. Është fryma anti -shtet. Qoftë kur dalin maskat në penxhere në kat të tetë, qfotë kur shfaqen në majë të malit. Qoftë kur dalin në dritare të vogla të telefonit apo ekranit dhe paraqiten is e reja që po vjen.

Në fakt është Sudja që del bashkë me shpirtin. Suden e kemi hije që na ndjek dhe prandaj nuk kemi arritur të bëjmë drejtësi, prokopi. Ka qenë një kombinimi i një çifti fatal, Haxhi Qamili nga një anë Sudja nga ana tjetër. Çifti që ka udhëhequr shtetit shqiptar. Prandaj Ismail Qemali ikur dhe mori  arratinë, Fan Noli iku dhe mori arratinë. Ose vajtën nën dhe ose përfunduan në kampe. Disa idealistë të tjerë që nuk u dilte Haxhim Qamili nga shpirti therën dhe vranë dynjanë. Kemi hapur negociatat me BE, kemi një moment të jashtëzakonshëm historik kur rrethanat janë përgatitur”, përfundoi kryeministri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë