Rend dhe Ligj

Personazhi në media, pronare e një qendre masazhi me drogë dhe prostituta

Menaxherja e një qendre masazhesh është prangosur nga policia mesditën e kësaj të shtune ndërsa në kërkim është shpallur pronarja e kësaj qendre estetike, që ishte kthyer në një bazë prostitucioni.

Të akuzuarat janë Radmilla Marash, 33 vjeçe, e cila ishte personazh publik  dhe Ajsela Teli. Vajzat ishin pjesëmarrëse e operacionit  të koduar “Extra Service 2”

Marash dhe Teli rezultojnë aksionere në qendrën estetike “Dimension Fizioterapi & Spa” e cila shërben se Qendër estetike për masazh, SPA dhe fizioterapi kurse të formimit profesional për estetike dhe masazheri edhe në Qendrën Kombëtarë të Biznesit.

 Administratorja e kësaj qendre, Ajsela Teli është cilësuar nga portalet shqiptare si madama ‘akulli prej purpuri’, epitet që nuk dihet nëse ia ka vendosur vetë vetes, apo i është atribuuar nga mediet.

Disa media raportojnë se në inagurimin e qendrës së masazhit Dimension që u zbulua se shërbente për prositucion,  kanë marrë pjesë edhe personazhe të njohura të showbiz-it shqiptar, ndërkohë që s’kanë munguar daljet nëpër televizione edhe të Radmilla Marashit dhe  Ajsela Teliit

Njoftimi i Policisë: 

Tiranë- Finalizohet operacioni policor i koduar “Extra Service 2” nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në D.V.P. Tiranë. Arrestohet menaxheria e një qendre masazhi për veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe shpallet në kërkim administratoria.

Procedohen në gjëndje të lirë dhe tre punonjëse të qendrës së masazhit. Sesioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P. Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Extra Service 2”, bëri arrestimin e shtetases :

– R. M., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, menaxhere e një qendre masazhi në kryeqytet.

Si dhe u shpall në kërkim administratoria e qendrës së masazhit, shtetasia :

– A. T., 32 vjeçe, banuese në Tiranë.

Këto shtetase vinin në dispozicion ambientet e qendrës së masazhit për të ushtruar prostitucion nga vajzat e punësuara të cilat iu ofronin klientëve meshkuj shërbime “Extra” kundrejt pagesës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan :

– 7 aparate celualar dhe 1 bllok shënimesh

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetaseve R. M., dhe A. T., për veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” parashikuar nga nenet 114 dhe 115 të Kodit Penal.

 

Më Shumë