Rend dhe Ligj

“Pedagogu i Ekonomikut”, roli i Shorajt në trafikun e drogës në Itali

Mediat italiane i kanë bërë jehonë lajmit të ndalimit të Dritan Shorajt, pedagogu-trafikant, i cili u arrestua në Shqipëri për llogari të palës italiane, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Venecias me 4 vjet burg me akuzën e trafikut të drogës.

Një artikull i botuar në gazetën “Corriere della Sera”, shkruan se Shoraj u ndalua në kuadër të operacionit policor “Pineta” i kryer në 1998-2000 që ka çuar asokohe në shpërbërjen e një organizate kriminale italo-shqiptare që kishte lidhje edhe me Afrikën e Veriut.

Në këtë periuddhë, Shoraj ka qenë 27 vjeç dhe sipas së përditshmes milaneze thuhet se bashkë me të u arrestuan edhe 128 persona të tjerë, “të gjithë të specializuar në importimin, trafikimin dhe furnizimin e shpërndarësve të drogës në vendpushimet turistike të verilindjes së Italisë”.

“Corriere” thekson se roli i Shorajt në organizatën estrukturuar kriminale, ishte që të siguronte gjetjen dhe paketimin e drogës nëShqipëri dhe të organizonte transportin detar për në Itali.

Shoraj rezulton i dënuar me 4 vite e 20 ditë burg për veprën penale “Pjesëmarrje në trafikun e lëndëve narkotike”.

Ndalimi i tij erdhi pas informacioneve të marra nga drejtësia italiane, e cila nëpërmjet Interpolit ka sjellë informacion në lidhje me personat e dënuar, për të cilët kërkon arrestimin dhe ekstradimin për të kryer dënimin ne shtetin ku kanë kryer veprën penale.

Gjykata caktoi për të sot masën e sigurisë burg me afat 40 ditë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Në Shqipëri, 47-vjeçari kishte status akademik dhe doktor shkencash.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë