Mjedis

Fakenews? Zhurma pas “hetimeve” për mafien e plehrave Shqipëri-Itali

Në fund të shkurtit të 2017-ës në mediat shqiptare, maqedonase dhe deri tek ato greke shpërtheu lajmi i zhdukjes në Shqipëri të 1400 kontenierëve të dyshuar me lëndë toksike të destinuara nga Italia për në Maqedoninë e Veriut.

Burimi i lajmit ishte portali italian “Pianeta Italia News”, që në artikullin origjinal shkruante se posedonte dokumentacionin që provonte se sasia e mësipërme e kontenierëve me lëndë toksike, nga 22 tonë secili nuk e kishte kaluar kurrë doganën e Qafë-Thanës dhe hamendësonte se e gjithë kjo sasi mund të ishte groposur në Shqipëri.

Lajmi u mor dhe u përhap me shpejtësi jo vetëm tek mediat kryesore në Tiranë, por përfundoi edhe tek media prestigjoze në Greqi, ku filiali zyrtar i CNN në gjuhën greke i jepte të tjera ngjyra, duke hamendësuar se lëndët toksike dyshoheshin se ishin groposur në Vlorë, Fier, Durrës, Dibër dhe Shkodër.

Por, një hetim i autoriteteve italiane hedh dyshime të forta mbi vërtetësinë e këtij lajmi. Policia e Romës ka arrestuar ish-senatorin, Sergio di Gregorio, pronari i portalit “Pianeta Italia News”. Ish-senatori është hetuar si i dyshuar për shantazh, zhvatje dhe pastrim parash, por mediat italiane thonë se gjatë hetimeve të palës italiane ka dalë lidhja e tij me Shqipërinë dhe lajmin në lidhje me kontenierët me mbetje toksike.

“Il Fatto Quotidiano” shkruan se në 2017, Sergio Di Gregoria është paguar nga Ilir Kulla, që e cilëson si diplomat i lartë në Tiranë, që i kishte kërkuar ish-senatorit që të organizonte një fushatë denigruese ndaj Qeverisë shqiptare.

Gazeta italiane shkruan se këto dalin nga dosja “Pianeta Italia”.

“Ilir Kulla i ka kërkuar De Gregorios që përmes njohjeve dhe mjeteve të komunikimit që zotëron, të organizojë një fushatë mediatike denigruese kundër Qeverisë shqiptare, që do të provokonte rënien e saj. Vetë Kulla ka shkuar në Itali në 26 shkurt 2017, por të ndjekur çështjen nga afër", thuhet në dosjen e publikuar nga “Il Fatto Quotidiano”.

E çuditshme është fakti se nga përgjimet që citojnë mediat italiane, Ilir Kulla jo vetëm që nuk e ka paguar, Sergio di Gregorio, por përkundrazi është paguar prej tij. Mediat përtej Adriatikut publikojnë pjesë nga përgjimet, sipas të cilave Kulla ka marrë në një rast 30 mijë euro, pjesë e një shumë që në total shkonte në 55 mijë euro, e që De Gregorio kishte marrë borxh një farë Eraldo Barleta (jo në hetim).

Sipas policisë italiane, më 30 janar të 2017, Barleta është përgjuar duke i kërkuar De Gregorios borxhin që i kishte dhënë. Ai i thotë se “Ilio (Ilir Kulla) në Shqipëri ka deklaruar se nuk ka marrë kurrë para prej teje dhe as nga ndonjë tjetër në emrin tënd”.

Në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama, që thotë shpifja kishte për qëllim që të ushqente protestën e opozitës, që sapo ishte ngujuar në protestën e organizuar në çadër para Kryeministrisë.

“Kjo shpifje plehrash kishte synim të furnizonte me municion kundër meje Çadrën nën dritaren e Kryekuvendarit! Po më e neveritshmja është që plehrat i'u hodhën në fytyrë Shqipërisë në sytë e botës!Ja këta janë opozitarët që duan të shpëtojnë atdheun nga unë”, shkruan Rama.

https://twitter.com/ediramaal/status/1268879747511189504

Në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe vetë Ilir Kulla duke e përgënjeshtruar atë. Ai nuk mohon njohjen me Sergio De Gregorio, ndërsa hamendëson se “lajmi i rremë po shërbehet në media për të hequr vëmendjen nga trafiku i drogës dhe dështimi i reformës zgjedhore”.

“Një fakenews e servirur në media sot në lidhje me emrin tim më detyron t’u përgjigjem atyre që kanë merakun të heqin vëmendjen nga biznesi më i madh i mafias në Shqipëri: droga dhe mesa duket fatkeqësisht nga dështimi i marrëveshjes së Reformës Zgjedhore. Sigurisht kam njohur këtë senator dhe shumë të tjerë deputetë, ministra madje dhe Kryeministra dhe Presidente.

Ai e cilëson shkrimin si të porositur dhe shpifje.

“Më duhet të them se kjo është vetëm një shpifje dhe asgjë më tepër. I vetmi koment që kam është shpifje, sa për plehrat ato nuk janë vetëm mbetje organike dhe urbane, por mbi të gjitha mbetje njerëzore”, shkruan ai.

https://www.facebook.com/ilir.kulla.9/posts/10220546182417848

Ndërkohë, pas gjithë këtyre zhvillimeve, portali “Pianeta Italia News” duket se ka rihedhur në qarkullim një artikull të 2017. Shkrimi me titull “Pakti i mbeturinave, hetime mes Italisë dhe Shqipërisë” mban datën 5 qershor 2020, por në brendësi të tij ka faksimilen e një dokumenti të Prokurorisë së Durrësit të 2017-ës, kur njoftoi nisjen e hetimeve për dyshimet në fjalë.

Gazeta “Si” ju sjell më poshtë materialin e plotë të publikuar nga “Pianeta Italia News”.

“Pakti i landfilleve”, hetimet për plehrat e Italisë që asgjesohen në Shqipëri

Në një hetim të kryer nga mediat italiane në qytetin e Durrësit, është zbuluar se ka një marrëveshje mes dy vendeve që mbetjet ushqimore dhe industriale të Italisë të asgjësohen në vendin tonë.

“Operacioni i landfillit ” është sot një hetim maksimal, i filluar disa kohë më parë nga Drejtoria e Qarkut të Antimafias në Romë dhe e koordinuar për ndërhyrjen aktive të zyrave të tjera gjyqësore si Prokuroria Kombëtare e Anti-Mafiaas që drejtohet nga gjykatësi Franco Roberti.

Këtu është akti zyrtar që tregon se ka nisur hetimi në Prokurorinë e qytetit të Durrësit. Autoritetet italiane kanë treguar se operacioni i landfillit është nën një hetim të gjatë dhe delikat. Historia e Shqipërisë është e përsëritur për mediat italiane, pasi e njëjta gjë ka ndodhur edhe në vende të tjera, si në Maqedoni dhe Kroaci të mbështetur gjithmonë nga Ambasadat Italiane.

Zhdukja e 1.300 kontejnerëve të mbeturinave në Shqipëri me të cilët është trajtuar prej ditësh një linje hetimi. Plehrat e destinuar për Drislën, landfillin e Shkupit, më e madhja në Europë kurrë nuk kanë mbërritur në Maqedoni për shkak të refuzimit të paparashikueshëm të pushtetit vendor, i cili nuk e kishte menduar kurrë t’ia besonte atë fabrikë një kompanie italiane nga Frosinone.

Ku shkuan kontejnerët, zbarkuan në Durrës dhe nuk kaluan kurrë kufirin maqedonas?

Ky është një hetim që ka kërkuar edhe Prokuroria e Durrësit, e cila njoftoi hapjen zyrtare të një hetimi. Por ende nuk ka mbaruar këtu. Burimet tona raportojnë se orekset e “ecomafies” janë drejtuar gjithashtu drejt landfillit të Tiranës, një vendi quajtur Sharre, jo larg zonave të banuara. Mbeturinat digjen ende atje, duke prodhuar dioksinë malfike. Disa sipërmarrës nga Italia Veriore që morën përsipër këtë proces, ishin miq të kryetarit të Veronës, Flavio Tosi.

Por punimet për rregullimin e landfillit kushtojnë miliona euro. Prapa derës së marrëveshjeve dhe kapitalizimeve, qëndron gjithmonë “ekomafia” e uritur që pret të fitojë sa më shumë në çdo rast.

Një përgjim citon dy të dyshuar të cilët flasin për landfillin e Sharrës.

“Kjo është një marrëveshje për të gjithë ne. Një operacion për të mos u humbur “, thonë ata.

Faksimilja e 2017 e urdhrit të nisjes së hetimit nga ana e Prokurorisë së Durrësit

Në Shkup, Maqedoni, kompania “Flc Ambiente s.r.l.” ka investuar 73 milion euro. Hetimet synojnë të përcaktojnë se nga kanë ardhur burimet e nevojshme për të financuar projektin. Në dukje asgjë nuk tregon që kapitali i përdorur mund të vijë nga burime “të ndyra”, por një studim i hollësishëm është i domosdoshëm.

Nëse arrihen të fshihen qindra kontnierë në Tiranë, kjo do të jetë një arritje e madhe

Kryeministri Edi Rama kundërshtoi hetimin për “mbeturinat e humbura”. Ai ia besoi Ambasadorit të tij në Romë detyrën e zgjidhjes së kësaj çështjeje. Por, ndërkohë, është një fakt që ai e paraqiti veten në Parlament një ligj tërësisht të dedikuar për importin ndërkufitar të mbeturinave, i bllokuar ende për shkak të kundërshtimit të instancave të tjera shoqërore. Kjo nuk do të thotë që ai donte të mbështeste klane mafioze, por në një kryeqytet që ende digjen mbeturina në ajër të hapur, pa struktura adekuate, siç mund ta imagjinoni marrjen në ngarkesë të mbeturinave nga ana tjetër e Adriatikut, bën të dyshojmë.

“Do të ndërtojmë inceneratorë”, njoftoi Kryeministri. Por me çfarë investimesh?

Ndërkohë, eko-trafikuesit kanë raportuar veten për aktinizëm dhe nuk është hera e parë, në të vërtetë, që hetimet kanë filluar për rrugën që ndërmarrin mbeturinat që kalojnë nëpër Itali dhe prekin brigjet e Shqipërisë dhe Kroacisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë