Arsimi

Nikolla: Kush do të bëhet mësues të ketë mesatare mbi 7

Reforma merr tjeter drejtim
Lindita Nikolla ne takim me elektoratin/AFP

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në një bashkëbisedim me qytetarët në Kavajë, tha se reforma e kurrikulave dhe teksteve në arsimin parauniversitar mbyllet vitin tjetër.

Ministrja gjithashtu bëri të ditur se tashmë është vendosur kusht që maturantët që dëshirojë të hynë në programin e mësuesis, duhet të kenë një mesatare mbi 7.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët e Kavajës, Nikolla deklaroi se Ministria e Arsimit do t’ju japi bursë të gjithë maturantëve të cilët kanë mesatare mbi 9, nëse ata zgjedhin që të studiojnë në programin e mësuesisë.

“Unë nuk mund të mbyll sytë dhe të bëj sikur nuk shoh kur në provimin e shtetit ngelin edhe 60% e të diplomuarve në fakultetet tona. Mendoni janë studentë që kanë shpenzuar 5 vite nga jeta e tyre për të mbaruar “Bachelor” dhe “Master” në mësuesi, kanë bërë një vit praktikën profesionale dhe vijnë dhe ngelin në provimin e shtetit. Reforma jonë e mësuesisë besoj do të fillojë dhe t’i japë frytet e veta. Portali “Mësues për Shqipërinë” nuk do të lejojë më që në shkolla të shkojnë mësues pa arsimin përkatës, mësues të dobët, mësues që i zgjedh politika dhe ministrja dhe jo merita e tyre dhe nga ana tjetër ne nuk do çojmë drejt universiteteve maturantët më të dobët. Ne kemi rritur notën mesatare sivjet 7 për ata maturantë që do të zgjedhin programet e mësuesisë dhe nga ana tjetër do të mbulojmë bursat e gjithë maturantëve që zgjedhin mësuesinë me notë mesatare mbi 9”

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla

Shtimi i mësuesve ndihmës në shkolla dhe shtrirja e projektit bëjmë detyrat e shtëpisë edhe në shkollat e Kavajës ishte kërkesa kryesore e prindërve dhe nxënësve.

 

Më Shumë