Rend dhe Ligj

Ndalohen të rinjtë që bënin gara dhe manovra të rrezikshme në rrugë, u identifikuan në TikTok

Nga Gazeta Si- Policia Rrugore e Tiranës ka identifikuar nëpërmjet rrjetit social TikTok disa të rinj që kryenin manovra të rrezikshme në rrugën “Bulevardi i Ri”.

“Në datën 09.04.2023, në rrjete sociale janë postuar disa video për automjete të ndryshme, drejtuesit e të cilëve kryenin manovra të rrezikshme duke u bërë rrezik për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, në rrugën “Bulevardi i Ri”. Nga vëzhgimet në rrjetin social TikTok është bërë identifikimi dhe ndalimi i drejtuesve të automjeteve, së bashku me mjetet përkatëse”, njofton policia.

Për kundërvajtjet e kryera ndaj tyre u vendos masa administrative me vlerë 40 mijë lekë të rinj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë