Morali fals i një shoqërie të kalbur: Nga Tirja, gjyqtarja, mjeku te blerja e votës
14:25 - 18 Shkurt
Imazh ilustrues
Një muaj më parë një sanitare u arrestua se kishte zhvatur deri në 700 mijë lekë një vajzë që kërkonte kujdes për nënë e saj në një nga spitalet Covid. Një javë më parë, një gjyqtare ra në rrjetën e Spak për lirimin e disa të dënuarve në këmbim të pagesave. Në të dy rastet shoqëria reagoi fort duke dënuar moralisht përpara se ligji t’i dënojë penalisht këto dy personazhe. Të gjithë rendën të hedhin gurë mbi to, si në botën reale dhe atë virtuale, në një garë se kush gjuante i pari dhe se kush gjuante më shumë.