Portofol

Lejet për ndërtim u rritën në 3 mujorin katërt të 2020

Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2020 janë miratuar gjithsej 306 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 202 të tilla të miratuara në të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Kjo ka bërë që lejet e ndërtimit të rriten me 51.5%.

Në krahasim me vitin 2019, lejet e miratuara gjatë 2020 kanë pësuar një rënie prej 12.2% , përkatësisht nga 1094 në 961 leje.

Një rënie prej 20.5% është ndjerë edhe në sipërfaqen e lejeve të ndërtimit në krahasim me vitin 2019.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesat e reja është 1.608.211 m2 , nga 2.021.749 m 2 miratuar në vitin 2019.

Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 76,6 miliardë lekë në vitin 2020, nga 80,8 miliardë lekë miratuar gjatë vitit 2019, duke shënuar një rënie prej 5,2 %

Numrin më të madh të lejeve të ndërtimit të miratuar për ndërtesa të reja e mbajnë Tirana (98) Durrësi (39) Elbasani(39)  dhe Fieri(35).

Sa i përket strukturës së përafërt të lejeve të ndërtimit gjatë 2020, përqindjen më të madhe e zënë ndërtimet për banim (54.2%), pasuar nga punimet inxhinierike (24.4%) dhe ndërtesat e tjera jorezidente me 21.4%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë