Politike

Kuvendi pranon sulmin kibernetik: Nuk i dimë ende pasojat, po punojmë t’i zbulojmë

Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik ndaj faqes së saj zyrtare.

Përmes një deklarate për mediat, 24 orë pas sulmit kibernetik, Kuvendi pranon se është synuar ndërhyrja në infrastrukturë dhe se pasojat do të evidentohen më vonë, edhe pse nder radhë shkruhej në kontraditë me të parën se nuk ishin prekur të dhënat në sistem.

“Gjatë ditës së djeshme është konstatuar një sulm kibernetik ndaj institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas ekspertëve, nga ky sulm është synuar ndërhyrje në infrastrukturë dhe tentativë për fshirje të të dhënave.

Ju bëjmë me dije se nuk janë prekur të dhënat në sistem dhe ekspertët janë angazhuar plotësisht, që prej momentit kur kanë detektuar këtë ndërhyrje nga jashtë institucionit.

IP-të e evidentuara gjatë sulmit kibernetik vijnë nga shtete të ndryshme dhe nuk rezulton asnjë IP shqiptare, e aq më pak nga ndonjë institucion shtetëror.

Ekspertët e IT po punojnë për të zbuluar se çfarë pasojash ka sjellë ky sulm në sistemin e Kuvendit të Shqipërisë.

Për sa më sipër, dalja LIVE e shërbimeve kërkon kohë pasi po kontrollohen të gjitha detajet dhe vijon puna për të kthyer në normalitet faqen e Kuvendit të Shqipërisë’, thuhet në njoftimin për shtyp të Kuvendit .


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë