Portofol

Italexit, mundësitë rriten në 11,2% (por janë ende të ulta)

Riccardo Sorrentino - A ekziston rreziku që Zona Euro të thyhet? Po sikur Italia të dalë nga Bashkimi Financiar? Këto ditë dhe shumica e rritjes së yield-eve të BTp është e lidhur me rrezikun e redenominimit dhe jo vetëm me gati sigurinë se emetimet neto të obligacioneve të qeverisë italiane - oferta, me pak fjalë - janë të destinuara për t'u rritur. Pjesërisht është tamam kështu: mundësitë që Eurozona të bjerë brenda 12 muajve kanë kërcyer në 13,2%, maksimumi që prej prillit 2017; kurse mundësitë që Itala të dalë prej Bashkimit janë të barabarta me 11,25 %.

Një rritje e shpejtë

Masa është dhënë prej sondazheve që çdo muaj realizon Sentix, përmes Euro Break up Index dhe është rezultati i një sondazhi të realizuar mes mijërave investitorëve institucionalë  e privatë. Tetori shënon një rritje të lehtë: në shtator mundësitë për një thyerje të eurozonës ishin 8,9% e rezultonin me rënie prej gushtit që shënoi 9,9%; kurse mundësitë për daljen e Italisë ngaZona Euro ishin 7,3%, nga 8,4% në gusht. Në janar indeksi për Zonën Euro ishte 6,9% - në prill ra konsiderueshëm 6,3% - ndërsa mundësitë e një Italexit ishin atëherë në rritje, 5,22%.

Grexit 5%

Italia prej kohësh është vendi i cili ka më shumë probabilitet të braktisë euron. Për Greqinë, shanset janë  “vetëm” 5%, për Gjermaninë – që mund të lërë Bashkimin dhe të vazhdojë rrugëtimin e vetme - 1,4%, për Qipron1,2% e për Portugalinë 0,8%. Në janar, pas Greqisë ishte Finlanda kandidatja më e mundshme për të dalë, me 1%.

Nuk duhet druajtur nga infektimi

A ka frikë Bashkimi? Jo, jo ekzaktësisht. Kanë frikë investitorët italianë. “Shqetësimet janë përqëndruar në Itali – shpjegon grupi i shoqërisë së sjelljes financiare - Investitorët nuk shohin asnjë risk infektimi, e cila reflektohet nga rritja e ulët e indeksit grek dhe indeksi i rrezikut të infektimit, i cili ka rënë edhe nga 36% në 33%..

2016 e “tmerrshme”

Në çdo rast, shifrat, janë shumë të ulta. Në 2015 mundësitë e një shkatërrimi të euros vlerësoheshin në 50%, e në 2016-ën Italia mendohej të dilte nga Zona Euro 25% - maksimumi për vendin. Në korrik 2012, kur kriza fiskale dhe recesioni i  2011 nisi të bjerë, mundësitë e sthyrejes se Zonës Euro ishin 73% ndërsa ato të Italexit mbeteshin nën 10%: në këtë fazë, rreziku mbetej – u llogarit - në 200 pikë bazë mbi jeldet e BTp dhjetëvjeçare. *Burimi: Il Sole 24 ore


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë