Futboll

Festë e dyfishtë për Partizanin në stadiumin e ri, në krye me Tiranën

Gazeta Si – Partizani ka bërë atë që pritej në ndeshjen e parë në stadiumin e ri. Të kuqtë kanë mundur 2-1 Bylisin në shtëpinë e tyre të re dhe tashmë ndodhen në krye të renditjes, me pikë të barabarta me Tiranën (22 pikë). Festa e fitores sot pasoi atë të inaugurimit të stadiumit.

Sa i takon ndeshjes, ajo u vendos nga dopieta e Xhuljano Skukës. Sulmuesi i Partizanit shënoi fillimisht me penallti dhe në pjesën e dytë dyfishoi shifrat. Ballshiotët e rihapën ndeshjen në 10 minutat e fundit, por pa mundur të shkojnë më tej.

Partizani tashmë ndaj kreun me Tiranën, që e ka mundur në ndeshjen direkt. Pas tyre vjen surpriza e madhe Erzeni, që sot fitoi derbin me Teutën 1-2.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë