Gratë janë të nënpërfaqësuara në të gjitha nivelet e sistemit global financiar, duke filluar që nga depozitimi dhe huamarrja deri tek të qenit pjesë e bordeve dhe rrugullatorëve, por ato rezultojnë më të kujdesshme dhe të suksesshme se sa burrat sipas një studimi të Fondit Monetar Ndërkombëtar. .
Studimi më i fundit in Fondit Monetar Ndërkombëtar bën me dije se përfshirja më e madhe e grave si përdoruese, ofruese dhe rregullatore e shërbimeve financiare, do të kishte përfitime përtej adresimit të pabarazisë gjinore. Studimi sugjeron se ngushtimi i boshllëkut gjinor do të nxisë një stabilitet më të madh në sistemin bankar dhe do të rrisë ekonominë. Gjithashtu mund të kontribuojë në një politikë monetare dhe fiskale më efektive.
Kur gratë janë lidere në financë
Çfarë mund të themi për vetë sistemin finnaciar? A ka rëndësi nëse gratë përfaqësohen mes bankierëve dhe supervizorëve?
Për sektorin financiar, disa studime sugjerojnë se kompanitë me më shumë anëtarë të bordeve të tyre gra kanë një rentabilitet më të lartë dhe një performancë më të mirë të çmimeve të aksioneve (Credit Suisse 2012;Catalyst 2014; Christiansen dhe të tjerë 2016). Performanca e fondeve që janë në shumicë në pronësi të grave ka tejkaluar industrinë financiare që nga viti 2007, duke e rikthyer 6 për qind në vitin 2013 krahasuar me një humbje prej 1.1 për qind për industrinë (Rothstein Kass Institute 2013). Disa fonde pensionesh në Shtetet e Bashkuara kanë mandate për të investuar në fondet e drejtuara nga gratë (Catalyst 2014). Pjesa më e madhe e literaturës relevante përqendrohet tek gratë si udhëheqëse, por ka edhe disa dëshmi të mëtejshme mbi gratë si ofruese të shërbimeve financiare. Duke përdorur të dhënat e marra nga bankat e Nivelit të Dytë në Shqipëri, Beck, Behr dhe Guettler (2013) rezultoi se kreditë e kontrolluara nga oficerët e kredive femra, kishin më pak gjasa që të ktheheshin në problematike dhe ky efekt nuk mund të shpjegohej nga huamarrësit ose përzgjedhja e oficerëve të kredive ose dallimet në shqyrtim, ngarkesa e punës dhe përvojës. Rezultatet japin dëshmi sugjestionuese për kapacitetin e oficerëve të kredive femra për të ndërtuar marrëdhënie besimi me huamarrësit.
Në një studim të mëparshëm, FMN ka treguar se ekzistojnë mangësi të mëdha midis përfaqësimit të burrave dhe grave në pozita udhëheqëse në bankat dhe agjencitë e mbikëqyrjes bankare në mbarë botën.
Studimi ka evidentuar se gratë përbënin më pak se 2 për qind të zyrtarëve ekzekutivë të institucioneve financiare dhe më pak se 20 për qind të anëtarëve të bordit ekzekutiv. Përqindja e grave në bordet e agjencive bankare-mbikëqyrëse ishte gjithashtu e ulët - vetëm 17 për qind mesatarisht në 2015.
Ashtu si me përdoruesit e shërbimeve financiare, janë gjetur ndryshime të konsiderueshme rajonale në lidhje me praninë e grave në rolet e lidershipit bankar. Vendet Afrikano-Sahariane kishin aksionet më të larta të drejtuesve të bankave femra, ndërsa Amerika Latine dhe Karaibet kishin më të ultat. Ekonomitë e përparuara ishin në mes.
Raporti ka evidentuar se hendeku gjinor në lidership bën dallim kur është fjala për stabilitetin e bankave. Bankat me pjesëmarrje më të lartë të anëtarëve të bordeve gra kishin një përqindje më të ulët të kredive të këqija dhe rezistencë më të madhe ndaj stresit.
Gjithashtu ka rezultuar se ka një marrëdhënie korelacioni midis stabilitetit të bankës dhe pranisë së grave në bordet rregullatore bankare.
Çfarë mund ta shpjegojë këtë gjetje? Ekzistojnë katër arsye të mundshme pse një numër më i lartë i grave në bankë dhe borde mbikëqyrëse mund të kontribuojë në stabilitetin financiar:
Gratë mund të jenë menaxhese më të mira risku se sa burrat
Gratë që janë në krye, janë më të kualifikuar ose më me përvojë se homologët e tyre meshkuj.
Më shumë gra në borde drejtuese kontribuojnë në diversitetin e mendimit, gjë që çon në vendime më të mira; dhe Institucionet që tentojnë të tërheqin dhe zgjedhin gratë në pozita të larta mund të menaxhohen më mirë.
Por, sipas vëzhgimit të FMN-së të publikuar këtë vit, gratë rezultonin sa 40 % të depozituesëve dhe huamarrësve në banka në 2016. (Këto lloj të dhënash është hera e parë që janë të disponueshme).
Fenomeni vihet re në të gjitha vendet dhe rajonet. Për shembull, gratë përbëjnë 51 për qind të huamarrësve në Brazil, krahasuar me vetëm 8 për qind në Pakistan.
Rritja e dëshmive sugjeron që rritja e aksesit të grave dhe përdorimi i shërbimeve financiare mund të ketë përfitime ekonomike dhe shoqërore. Për shembull, në Kenia, tregtaret gra që hapën një llogari bankare bazë investuan më shumë në bizneset e tyre. Familjet me kryefamiljare në Nepal shpenzuan më shumë në arsim pas hapjes së një llogarie kursimi.
Përfitime të tilla ilustrojnë se pse rritja ekonomike korelon me akses më të madh në shërbimet financiare. Të njëjtat përfitime vijnë si rezultat i rritjes së përdoruesve femra të këtyre shërbimeve. Sistemet më përfshirëse financiare, nga ana tjetër, mund të zmadhojnë efektivitetin e politikave fiskale dhe monetare duke zgjeruar tregjet financiare dhe bazën tatimore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.