Portofol

Ekspertët europianë shqetësohen për rimëkëmbjen ekonomike

Qeveritë europiane kanë shpenzuar shumë gjatë pandemisë për t’i mbajtur firmat gjallë dhe njerëzit në punë, por kjo gjë mund të shtyje ekonominë drejt recesionit.

Për gati një vit, ekonomia e  shteteve të  Europës ka qenë e ngrirë.

Subvencionet e mbështetura nga shteti dhe kreditë e lira i kanë mbajtur bizneset gjallë, por gjithsesi janë hasur vështirësi financiare.

Në pjesën më të madhe të Europës, pushimet nga puna ose falimentimet e detyruara të bizneseve janë të ndaluara.

Duke parë politika të tilla, udhëheqësit europianë mendojnë se pasi pandemia të qetësohet, do të jetë e vështirë që ekonomia të kthehet në nivelet e mëparshme.

Ndërkohë që zvarritet pandemia dhe shtrirja e vaksinave në Europë pritet të shtrihet gjatë vitit dhe më gjerë, disa ekonomistë dhe drejtues të bizneseve shqetësohen se rimëkëmbja do të jetë ende e bllokuar.

 Ndërsa Europa e mban ekonominë të pezulluar, SHBA tashmë po krijon vende të reja pune dhe biznese të reja.

Kjo ka shtruar një pyetje që ka të ngjarë të debatohet për vite me radhë: Cili model ekonomik i reziston më mirë mbylljes nga pandemia?

Ashtu si Europa, SHBA ka siguruar mbështetje të madhe në pandemi përmes kredive nga banka qendrore për ndërmarrjet që luftojnë për mbijetesë. Këto programe ndihmuan për të ruajtur vendet e punës dhe për të mbajtur gjallë kompanitë e shqetësuara.

Tregjet e punës në Europë ishin më pak fleksibël sesa ato të SHBA para pandemisë.

Ekonomia e zonës euro u tkurr dy herë më shumë sesa vitin e kaluar dhe do të rimëkëmbet më ngadalë këtë vit, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Produktiviteti i punëtorëve gjithashtu është rritur në SHBA gjatë pandemisë, por ka qenë i ulët në Europë sipas Deutsche Bank.

Recaro shkurtoi rreth 30% të vendeve të punës në fabrikat e saj në SHBA dhe Kinë vitin e kaluar, por në Europë nuk e ka ulur fuqinë e saj të punës prej afërsisht 1,100.

Ajo ka përdorur programin qeveritar, i cili paguan punëtorët e saj deri në 87% të pagës së tyre, në një maksimum prej gati 5,000€ në muaj, për të qëndruar në shtëpi. Pothuajse e gjithë fuqia punëtore e Recaro është në punë, duke punuar mesatarisht 40% më pak orë se normalja.

Recaro ka rënë dakord të mos pushojë nga puna punonjësit deri të paktën në mes të vitit 2023. Kostoja e lartë dhe ndërlikimet ligjore për ta bërë këtë në Europë frenojnë shumë kompani nga shkurtimi i stafit.

Pandemia po e përshpejton zhvendosjen drejt modeleve të reja digjitale të biznesit duke qenë se shumë kompani në Europë e patën të vështirë të mbajnë në punë punëtorët e tyre.

Duke bërë këto krahasime me SHBA, ekonomistët në Europë janë të shqetësuar për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

Burimi: The Wall Street Journal


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë