Ka ndodhur

Dy aksidente në Tiranë, lëndohen një 60-vjeçar dhe një i mitur

Dy aksidente rrugore brenda pak minutash janë raportuar në Tiranë pasditen e të premtes.

Në të parin, policia thotë se në rrugën “Jordan Misja”, kamioni me drejtues shtetasin E. K., rreth 37 vjeç, ka aksidentuar një person që po lëvizte me biçikletë. Ky i fundit, i identifikuar me inicialet G. R., rreth 60 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa në një tjetër aksident, është plagosur një i mitur 8-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur te rrethrrotullimi i "Komunës Parisit", ku mjeti me drejtuese shtetasen S. P., 36 vjeçe, ka aksidentuar një fëmijë me iniciale E. Dh., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur punën për të zbardhur të dyja rastet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë