Portofol

Christine Lagarde po e shpie Bankën Qendrore Europiane jashtë zonës së rehatisë

Kjo po shkakton disa qëndrime kontroversale mes ekspertëve

Christine Lagarde ka qenë një Outsider (e huaj) më parë. Duke folur për The Economist, ajo shijon kujtimet kur tronditi burokratët - "burra me kostume gri" - kur mori detyrën e ministrit të financave të Francës në 2007. Ajo madje instaloi një qilim "psikedelik" në zyrën e saj, për të bërë të mundur tu ngrinte vështrimimn nga dyshemeja. Tani zonja Lagarde, e cila më pas vazhdoi të drejtojë Fondin Monetar Ndërkombëtar, po lëkund idenë e qëmoti se çfarë do të thotë të jesh një bankier më i mirë qendror.

Parakushti kryesor ishte një shkallë e zhgënjimit: thjesht kujtoni Janet Yellen, një ish-kryetare e Rezervës Federale dhe zgjedhjen e Joe Biden për sekretarin e thesarit; Ben Bernanke, paraardhësi i saj në Fed; ose Mervyn King, një ish guvernator i Bankës së Anglisë. Të gjithë kaluan dekada në akademi. Në të kundërt Zonja Lagarde, e cila është në krye të Bankës Qendrore Europiane (EVB-BQE) për pak më shumë se një vit, nuk është një ekonomiste, por një avokate dhe një ish-ekzekutive dhe politikane. Ajo bart një CV të shkëlqyer dhe një profil të lartë publik në punë, por ndoshta është më komode të fërkosh supet me krerët e shteteve sesa të marrësh pjesë në një seminar kërkimor.

Përballë kësaj, zonja Lagarde dhe BQE kanë pasur një vit të mirë. Banka ka vepruar me vendosmëri, duke shmangur gabimet e krizës financiare të 2007-2009 dhe problemet e borxhit sovran të 2010-2012. Që nga fillimi i vitit, ajo ka injektuar një stimul prej 2.2 trilion € (2.6 trilion $) në ekonomi. Në kontrast me masat shtrënguese të një dekade më parë, politika fiskale po vepron në bashkërendim me lehtësimin monetar, përfshirë në nivelin e gjerë të BE-së. Mundësia e re për të ndihmuar duke bashkërenduar politikën monetare me shpenzimet qeveritare, janë pikat e forta të zonjës Lagarde. Megjithatë, është pikërisht gatishmëria e saj për të ndërmarrë iniciativa të atilla që shumica e bankierëve qendrorë e konsiderojnë si terren politik, po shkakton disa polemika mes ekspertëve.

Municioni i Bankës Qendrore Europiane ishte shteruar rëndë edhe para se të goditej nga COVID-19. Shkalla e saj e depozitave referuese ishte -0.5% dhe kishte blerë obligacione qeveritare dhe të korporatave përmes skemës lehtësuese sasiore (qe) që nga viti 2015. Por banka shmangi një krizë kredie në fillim të këtij viti duke hequr rregullat e vetë-imponuara. Në vend që të blejë pasuritë e një vendi në përpjesëtim të përafërt me madhësinë e PBB-së së tij, ka blerë më shumë nga ato të Italisë dhe Spanjës. BQE ka zgjeruar gjithashtu kreditë e saj afatgjata në mënyrë bujare për bankat, duke i paguar ato deri në 1% nëse vazhdojnë të japin hua. Kjo, së bashku me garancitë e qeverisë, e ka mbajtur kredinë në nivel të kënaqshëm me trend rritës, edhe kur një valë e dytë e infeksioneve dhe bllokimeve sugjeron për një recesion të dyfishtë të pashmangshëm. Një sondazh i BQE botuar në 24 nëntor zbuloi se aksesi në financa ishte në fund të listës së shqetësimeve të firmave të vogla.

E gjithë kjo, megjithatë, ka bërë pak për të ringjallur parashikimin e inflacionit. Vetë banka pret inflacion vjetor prej vetëm 1.3% deri në vitin 2022. Pjesëmarrësit e tregut janë edhe më të zymtë. Po bëhet gjithmonë e më e vështirë të besosh se BQE mund të bëjë shumë më tepër në vetvete. The Economist foli me drejtuesit e pesë prej bankave më të mëdha të zonës së euros. Askush nuk mendoi se vetëm financimi i lirë i BQE-së do të nxisë kërkesën për kredi ose do të inkurajojë bankat të japin hua teksa situate e paqartë dhe e pasigurt e shkaktuar nga COVID-19 të sugjeron për perspektiva të rrezikshme. Zonja Lagarde këmbëngul se stimulimi "nuk është ekskluzivisht një biznes fiskal" dhe se BQE mund të bëjë gjithçka. Por në një fjalim në 11 nëntor ajo mbështeti me forcë veprime të mëtejshme fiskale.

Ka pasur dy kritika të bëra ndaj zonjës Lagarde. Njëra është se gabimet në komunikim gjatë vitit të kaluar tregojnë se ajo ka vetëm një zotërim të dobët të detajeve teknike të politikës monetare.

Kjo mund të pasqyrojë pjesërisht mendjemadhësinë e ekonomistëve. Por hapat e saj të gabuar lëvizën tregjet. Në mars, komenti i saj se BQE "nuk ishte këtu për të ndaluar fitimet (spreads)" ndikoi në rritjen e bonove të qeverisë italiane. Në shtator indiferenca e saj e dukshme ndaj forcimit të monedhës euro dhe ndikimi i saj mbi inflacionin, bënë që monedha euro të rritej konsiderueshëm ndaj dollarit. Të dy deklaratat u pasuan të nesërmen nga një post shpjegues në blog nga Philip Lane, kryekonomisti i bankës, ku dukej tendenca për të korrigjuar fjalët e presidentes.

Zonja Lagarde është shumë e vetëdijshme për faktin se tregjet varen nga çdo fjalë e saj dhe tashmë është e kujdesshme për gjithcka që thotë. Në mënyrë që të theksohet vendimmarrja kolektive, postimet në blog nga Z. Lane dhe të tjerët në bordin ekzekutiv të bankës nuk do të shfaqen më menjëherë pas një konference shtypi. Disa vlerësime sugjerojnë se ajo është përmirësuar dukshëm në punë. Është ende e vështirë të imagjinohet që ajo do të bëhet një përcaktuese e normave tëinteresit.

Aty ku ajo ka bindje është për çështje të tilla si ndryshimi i klimës dhe barazia gjinore, tema që ajo promovoi ndërsa ishte në FMN, për të cilat politikëbërësit monetarë me kostum gri në përgjithësi u japin një hapësirë të konsiderueshme - të cilat janë burimi i saj i shqetësimit të dorës së dytë në lidhje me qasjen e saj drejt bankave qendrore. Është konstruktive të krahasosh fjalimet dhe intervistat e zonjës Lagarde gjatë vitit të kaluar me ato të Mario Draghi, paraardhësit të saj. Megjithëse "inflacioni" është shfaqur 190 herë, dy-fish më pak nga sa e ka përmendur Z. Draghi në 2018 dhe 2019. Në të kundërt, Zonja Lagarde ka përmendur "ndryshimin e klimës" 80 herë - krahasuar me vetëm shtatë në të gjithë mandatin e z. Draghi.

Ndryshimi i klimës, sipas zonjës Lagarde, është një element jo vetëm i objektivit "dytësor" të BQE- por të mbështesë politikat ekonomike të BE-së. Më kontroverse, ajo kosnideron atë se ka ndikim në stabilitetin e çmimeve. Ajo ka thënë më parë se banka do të marrë në konsideratë meritat e "gjelbërta". Ideja bie ndesh me pikëpamjet e shumë bankierëve qendrorë, duke përfshirë Jens Weidmann, kreun e Bundesbank. Në një konferencë të Bloomberg në 16 nëntor, të dy zonja Yellen dhe Lord King u shqetësuan për misionin që zvarriten në bankat qendrore. Pak ekonomistë mendojnë se ndryshimi i klimës ka një ndikim të madh në inflacioni; shumica do të theksonin se ndryshimi i sjelljes së ndotësve është një punë për zyrtarët e zgjedhur.

Zonja Lagarde synon të fitojë mbi pjesën tjetër të këshillit qeverisës të BQE me 25 vetë gjatë shqyrtimit të strategjisë së bankës, që do të përfundojë në mes të vitit 2021. Ai do të mbulojë gjithçka, nga ndryshimet relativisht të pakontestueshme deri te shënjestrimi i inflacionit në zona më të diskutueshme, efektet e stabilitetit financiar të normave të ulëta të interesit dhe, natyrisht, ndryshimet klimatike. Ajo thotë se shpreson të bindë kolegët e saj të "vlerësojnë që ata duhet të jenë jo vetëm në anën e djathtë të historisë dhe të përballen me fëmijët dhe nipërit e mbesat me një ndërgjegje të qetë, por të jenë në gjendje të përqendrohen në objektivin kryesor atë të stabilitetit të çmimeve".

Fakti që zona e euros ka shmangur një krizë financiare, do të thotë që zonja Lagarde mund të hedhë sytë mbrapa drejt vitit të shkuar me kënaqësi. Por mandati i saj zgjat për tetë vjet - shumë më gjatë sesa shumë politikanë ose drejtues të tjerë. Nxitja e saj për të zgjeruar misionin e BQE sapo ka filluar. Dhe nëse disa vende (p.sh. Gjermania) kthehen në normalitetin ekonomik më shpejt se të tjerët (p.sh. Italia), atëherë BQE do të përballet me zgjedhje të vështira se kur do të zgjidhë saktësisht masat e saj të urgjencës. Shtatë vitet e ardhshme të outsideres premtojnë të jenë më të diskutueshme sesa i pari. / The Economist / Përshtati në shqip Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë