Media Galeri

Shqipëria ime! Erblira Bici reklamon bukuritë e vendit tonë në Romë

Gazeta Si – Reklamë gratis. Kush më mirë se sporti mund ta bëjë këtë gjë për një vend… Volejbollistja e Kombëtares, Erblira Bici, që tani luan për Romën në Itali, ka rrëfyer për klubin e saj bukuritë e vendit tonë.

Volejbollistja shqiptare tregon bukuritë, kuriozitete, traditën dhe historinë e Shqipërisë, duke ftuar italianët ta vizitojnë sa më parë vendin tonë që e kanë kaq afër.

‘Është një rrëfim me foto dhe fjalë, i bërë me zemër’, - shkruan faqja e Romës në postimin e shoqëruar me foton e Bicit. Sportistja shqiptare jep detaje të përgjithshme për Shqipërinë, ndërsa në foto shfaqen disa nga vendet më të bukura, si Ksamili, Thethi, Syri i Kaltër, qyteti i Beratit, Krujës etj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë