Portofol

Bien me 25,7% hyrjet e shtetasve të huaj në janar. Turizmi po mbahet nga Zvicra dhe Kosova

Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin e Shqipërisë për muajin Janar 2021 janë 405.799.

Në krahasim me Janarin e vitit 2020, hyrjet kanë pësuar një rënie të ndjeshme me 41.5%.

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri është 185.329 dhe ka rënë me 25.7% në krahasim me Janarin e vitit 2020.

Zvicra dhe Kosova janë vendet që kanë pasur hyrjen më të lartë në Shqipëri duke mbajtur gjallë turizmin, përkatësisht me 47.2% dhe 13.0%.

Uljen më të ndjeshme e ka pasur Greqia me 87.0% dhe Spanja me 73.0% krahasuar me Janarin e vitit 2020.

Sa u përket daljeve të shtetasve shqiptarë dhe të huaj gjatë Janar 2021 janë 450.581 duke shënuar një rënie me 46,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Daljet e shtetasve shqiptarë janë 271.684 ndërsa daljet e shtetasve të huaj janë 178.897.

Rënia është shënuar përkatësisht me 48.8% dhe 42.6%.

Hyrjet e shtetasve të huaj sipas qëllimit për arsye personale dhe për pushime kanë rënë me 26.0% dhe 26.9% krahasuar me periudhën e vitit të kaluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë