Politike

Berisha: Edhe batalion të më vënë te shtëpia, s’e kam problem

SPAK i kërkoi të martën GJKKO-së që ndaj Sali Berishës të merret masa e arrestit në shtëpi dhe me mbikëqyrje policore.

Avokatët e Berishës e kundërshtuan mbikëqyrjen nga Policia me argumentin se kjo masë vihet vetëm ndaj personave me rrezikshmëri të lartë ndërsa vetë Berisha tha përmes një konference për shtyp se nuk do të bezdiset nga kjo masë.

“Tani, do venë policë? Unë e ftoj të vënë një batalion, ta rrethojnë atë rrugicën aty ku jam unë dhe unë nuk kam asnjë problem”, tha ai.

Berisha tha se do të ndjekë çdo hallkë të gjyqësorit deri edhe ne Strasburg për mënyrën se si është proceduar ndaj tij.

“Unë do të ndjek çdo shkallë sepse unë nuk pranoj që ne jemi në shoqëri parashtetërore.

Jemi në diktaturë, por unë do ndjek të gjitha etapat.

Tani imagjinoni ju kur të shkoj, ta supozoj, nëpër këto gjykatat shqiptare, se çfarë kënaqësie do kenë ata të hedhin poshtë kërkesën time për të treguar vasalitetin ndaj Edi Ramës. Por kjo nuk më impresionon mua.

Strasburgu është tjetër, patjetër që unë do i drejtohem. Është gjykata gardian i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut”, tha ai.

Berisha nuk përjashtoi as protestat para SPAK


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë