Portofol

BE: Shqipëria të plotësojë kushtet që mos jetë në listën e zezë të parajsave fiskale

BE ka rifreskuar listën listën e vendeve që konsiderohen si parajsa fiskale. Në listën e zezë bëjnë pjesë 15 shtete.

Vendet e e vogla të Paqësorit kryesojnë listën e zezë të parajsave fiskale. Shqipëria nuk ndodhet në këtë listë, por në listën e dytë (listën gri), e cila përmban 34 shtete, të cilat do të jenë nën monitorim përgjatë 2019-ës.

Këto vende janë të detyruara të përmbushin një sërë direktivash të dhëna që në vitin 2017-të. Nëse nuk i përmbushin, vitin e ardhshëm do të përfshihen në listën e zezë. Afati për të përmbushur detyrimet në mënyrë që të mos bëhet pjesë e listës së zezë është fundi i këtij viti.

Zvicra, Turqia dhe Bosnje Hercegovina janë vendet e tjera europiane të përfshira në listën gri, ndërkohë që në listën e zezë nuk ka asnjë shtet europian. Bashkimi Europian i klasifikon vendet në bazë të kritereve si transparenca apo konkurrenca e ndershme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë