Portofol

Mashtrimet me policat e sigurimit, AMF: Kujdes!

Burime pranë portit të Durrësit kanë bërë me dije se Policia kufitare   ka bllokuar mbi 30 polica sigurimi automjtetesh të pavlefshme në port mes qytetarëve të huaj dhe emigrantëve që hyjnë në Shqipëri.

Një policë sigurimi që qytetarët me automjete me targa të huaja duhet të paguajnë për mjetin e tyre kushton nga 49 euro për 15 ditë në 267 euro për 12 muaj qëndrimi në vendin tonë.

Nga fluksi i lartë i lëvizjes së emigrantëve dhe të të huajve drejt Shqipërisë me linjat detare, një grup personash të palicensuar mashtrojnë udhëtarët duke falsifikuar polica sigurimi.

Për ti paraprirë incidenteve të tjera mundshme në lidhje me vlefshmërinë e policave të sigurimit për automjetet me targa të huaja që hyjnë në Shqipëri (qofshin të huaj apo emigrant shqiptarë), Autoriteti in Mbikqyrjes Financiare këshillon drejtuesit e automjeteve që të paisen me polica sigurimi në kompanitë e liçencuara.

Elementët e sigurisë që duhet të ketë Polica Kufitare sipas njoftimit të AMF-së janë:

 Numri i serisë së policës është unik dhe duhet të fillojë me dy shifrat e fundit të vitit aktual. (Shembull: Viti 2018 = 18xxxxxxx).

Polica e sigurimit kufitar është e shkruar në format elektronik dhe në asnjë rast me shkrim dore.

Polica ka një numër unik të rastësishëm identifikues të policës së sigurimit në regjistrin elektronik online të shitjeve të sigurimit të detyrueshëm motorik me elementë sigurie të gjeneruar nga AMF.

Qytetarët që hyjnë në territorin shqiptar me automjete me targa të huaja, mund ta verifikojnë policën e sigurimit nëpërmjet faqes zyrtare të AMF-së, ëëë.amf.gov.al, në rubrikën “Verifikoni Policën tuaj”, duke ndjekur gjithë hapat e nevojshëm, ose duke dërguar me SMS numrin e targës në numrin e celularit +355 69 40 60 671.

Sipas AMF-së, ka nisur një kontroll  i përbashkët me Policinë e Shtetit që prej ditës së djeshme për të verifikuar policat kufitare për shtetasit që hyjnë në territorin e Shqipërisë me mjetet e tyre. Inspektimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Sipas AMF-së deri më tani nuk është identifikuar ndonjë parregullsi në policat e sigurimit të lëshuara.

Duke nisur nga data 1 nëntor 2017, raportimi dhe identifikimi i policave kufitare të shitura nga kompanitë e sigurimit bëhet në kohë reale nëpërmjet regjistrit elektronik online të shitjeve. 

Policia kufitare ka bllokuar të paktën 30 polica sigurimi të parregullta automjetesh në portin detar të Durrësit, ndaj i bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e mashtrimeve.

Elementët e sigurisë që duhet të ketë Polica Kufitare sipas njoftimit të AMF-së janë:

 Numri i serisë së policës është unik dhe duhet të fillojë me dy shifrat e fundit të vitit aktual. (Shembull: Viti 2018 = 18xxxxxxx).

Polica e sigurimit kufitar është e shkruar në format elektronik dhe në asnjë rast me shkrim dore.

Polica ka një numër unik të rastësishëm identifikues të policës së sigurimit në regjistrin elektronik online të shitjeve të sigurimit të detyrueshëm motorik me elementë sigurie të gjeneruar nga AMF.

Qytetarët që hyjnë në territorin shqiptar me automjete me targa të huaja, mund ta verifikojnë policën e sigurimit nëpërmjet faqes zyrtare të AMF-së, ëëë.amf.gov.al, në rubrikën “Verifikoni Policën tuaj”, duke ndjekur gjithë hapat e nevojshëm, ose duke dërguar me SMS numrin e targës në numrin e celularit +355 69 40 60 671.

Sipas AMF-së, ka nisur një kontroll  i përbashkët me Policinë e Shtetit që prej ditës së djeshme për të verifikuar policat kufitare për shtetasit që hyjnë në territorin e Shqipërisë me mjetet e tyre. Inspektimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Sipas AMF-së deri më tani nuk është identifikuar ndonjë parregullsi në policat e sigurimit të lëshuara.

Duke nisur nga data 1 nëntor 2017, raportimi dhe identifikimi i policave kufitare të shitura nga kompanitë e sigurimit bëhet në kohë reale nëpërmjet regjistrit elektronik online të shitjeve.Sabina Veizaj


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë