Editorial

As përplasjet sociale nuk merren me qira

Bordi Editorial-Vendimi i qeverisë për të  mos lejuar që biznesi i vogël të paguaj ndaj qiradhnësit, i ka të justifikueshme të gjitha  PO- të dhe JO-të. Çështja është nga anon peshorja e drejtësisë së këtij vendimi.

Zoti Rama kur shpjegoi se pse “urdhëoi” që biznesi i vogël të mos paguajë qiratë dha dy argumenta që qëndrojnë.  I pari është financiar dhe i dyti moral. Përmes argumentit të  parë, biznesi i vogël, ku shumica janë të vetë-punësuar apo punësohet shtresa me  të ardhurat më të ulat, lehtëson barrën e shkakuar nga mbyllja e aktivitetit. Argumenti i dytë duket sërisht i drejtë që kostot  financiare dhe ekonomike të këtij rrezikiu shëndetësor dueh ta mbajnë të gjithë, jo vetëm njëra palë.

Partia Demokratike , partia më e madhe opozitare në vend, që prej ditësh insiston që qeveria të rris masën e ndihmës financiare për familjen dhe biznesin  paralajmëron  se ky vendim do të nxis përplasen e sociale dhe e shikon të dyshimitë vendimit për sa kohë qeveria nuk anullon kontrata koncesionare me “oligarkët”  sipas saj. Edhe kjo mund të ndodh. Edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku standart  i negociatës mes qiradhënsit dhe  qiramarësit jo vetëm është i rregulluar, por edhe më i lartë në mirëkuptim, ulja apo pezullimi i pagesave do të dukej mision i vështirë dhe shumë zëra  bënë thirrje që kjo gjë të rregullohej nga bonsensi i qiradhënësve.

Në të dyja qasjet sa nga qeveria, ashtu edhe nga opozita, kjo çështje ka edhe politikë brenda saç ka edhe emocione : kënaqësi dhe pakënaqësi. Ndaj le ta shikojmë pak çështjen në një dritë  tjetër: atë të ekonomisë së tregut.

Nëse  një zotëruesi i një prone do të  dilte sot në treg për të dhënë me qira pronën e tij  do ta kishte të pamundur në kushtet e  sotme të karantinës. Të dhënat indirekte nga tregu imobiliar thonë se  këto transakione kanë rën me rreth  80 përqind. E megjithëse ai pretendon një çmim po nuk e merr dot atë se nuk ka kërkesë- kjo nuk do të thotë se  ky është një fitim i mohuar padrejtëisht. Thjesht tregu nuk e pranon ofertën e tij.

I njëti zotërues prone sikur të të dilte në treg përpara kohës së virusit dhe sërisht të mos e jepte dot me qira pasurinë shkak është mungesa e kërkesës dhe ai nuk mund të pretendoj se po i mbahet një fitim.

Le të supzojmë nga ana tjetër sikur në një moment të gjtiha bzineset që sot ushtrojnë aktivitetin në ambiente me qira për shkak të karantinës të ndërpresin aktivitetin, ta mbyllin, të largohen nga ambienti. Kujt do t’ia shiste  apo kush do ta merrte me qira një pasuri të paluajtshme, kur të gjithë do refuzonin në këtë situatë hipotetike? Askush.

Sigurisht situata nuk është hipotetike se ndodhemi përpara faktit. Ndonëse bizneset sot janë të stacionuara në prona me qira nuk ka kërkesë për prona për të ushtruar aktivitete shërbimi, prodhimi, etj., sepse praktikisht këto aktivitete janë të mbyllura. Jemi në kushtet kur këkresa ka rënë dhe oferta në treg nuk mund të eci asesi me trajektoren e mëparshme. I vetmi shkaktar që solli këtë zhvendosje është Covid-19, një fuqi madhore përtej çdo qeverie e sistemi. Qeveria nuk bëri më shumë sesa futi në ekuilibër kërkesën me ofertën: Zero kërkesë zero ofertë.

Nga ana tjetër, qiradhënia në konceptin tregtar është një pronë që jepet kundrejt një pagese për t’u shtrytëzuar. Biznesi, edhe pse ka ngecur i zoluar në këto ambiente me qira, nuk po i shfytëzon ato. Ndaj llogjika e çon që të thotë “nuk kam pse paguaj kur nuk e shfrytëzoj, jo për fajin tim”. Është një lloj siç ndodh fatkeqësisht me koncesionin e skanerit në doganë apo ngjyrosjen e  karburantit  të miratuar kur PD ishte në pushtet. Skaner nuk ka e ngjyrosja nuk bëhet, por qyetarët padrejtësisht paguajnë një shërbim që nuk kryhet!!!

Si prodhimi, shërbimi, turizimi, etj. edhe qirëdhënia është një aktivitet i mirëfilltë sipërmarrjeje. Sot të gjithë duhet të mësojmë që situata e jashtëzakonshme dhe fatkeqe e shkaktuar nga pandemia do të sjellë probleme të mëdha për ekonomitë. Do të futen në borxhe qeveritë, do të humbasin edhe bizneset. Ndaj edhe qiradhënia nuk del jashtë  llogjikës së humbjes, përveç disa bizneseve që lidhen me nevojat bazë, si shëndeti, ushqimi apo siguria. Është e pamoralshme që në këtë betejë për jetën dhe eknominë, vetmë një palë ta mbajë barrën. Në zinxhirin e sipërmarrjes, fati i qiradhënësit varet nga ecuria e biznesit tjetër dhe jo e kundërta. Tregu imobilar, siç ndodhi në krizën e dekadës së fundit, ra kur njerëzit dhe biznesi u ndodhën përballë pamundësisë për të paguar nga kreditë e infektuara dhe u ringrit vetëm kur ekonomia u shëndoshë.

Mirëpo që opozita, e cila deri dje ishte e admirueshme për prozimet e saj, u pozicionua gabim. Duke u dhënë të drejtë qiradhënësve, u tha faktikisht edhe të drejtën që të rebelehon ndaj palës tjetër kur tha se  do të ketë përplasje sociale.

Në kushtet kur në këtë betejë të pazakontë duhet durim e shtrëngim dhëmbësh për të shpëtuar jetën dhe eknominë, fryrja e e erërave për revolta sociale  e shtyn gurin e peshores së vendimit të duhur nga ana e qeverisë së zotit Rama.

Më Shumë