Mjedis

A do të dëmtojë Covid-19 industrinë e naftës dhe do të pastrojë ajrin?

Analistët thonë se koronavirusi ka krijuar një luftë të egër të çmimeve në sektorin e naftës dhe gazit, duke bërë që ky sektor të mos jetë i njëjti. Kërkesa për rritje e naftës në kohën e koronavirusit ka bërë që të krijohet një luftë çmimesh dhe sipas analistëve industria e karburanteve do të kalojë një krizë. Ndër të tjera analistët janë shprehur se, kjo industri do të përjetojë sfidën më të madhe në historinë e saj 100 vjeçare.
Një pyetje tjetër e rëndësishme është se nëse pandemia e koronavirusit do të ndryshojë përgjithmonë vazhdimësinë e krizës klimaterike. Shumë ekspertë mendojnë se mund ta bëjë edhe këtë gjë, pasi duke u tërhequr sa më shumë kërkesa për karburante, atmosfera do të shërohet gradualisht.
Por, ka edhe ekspertë që mendojnë se kërkesa për lëndët djegëse do të rritet menjëherë dhe do të ngadalësohet tranzicioni shumë i nevojshëm për energjinë e gjelbër. Disa vlerësime të mëdha të aksioneve të naftës u përgjysmuan që nga janari. Gjithashtu u krijuan mijëra shkurtime për vendet e punës dhe në disa tregje çmimet kanë rezultuar negative për shitësit.
"Lufta e çmimeve dhe Covid-19 e kanë dëmtuar me të vërtetë sektorin e naftës dhe gazit dhe tani ne kemi kompani që po luftojnë për mbijetesë,” tha Valentina Kretzschmar, drejtore e hulumtimit të korporatave në kompaninë e lëndëve djegëse Wood Mackenzie.
Sipas bankës amerikane të investimeve Goldman Sachs, puset e naftës përgjegjëse për gati 1 milion fuçi në ditë janë mbyllur tashmë, sepse çmimi i naftës është më i ulët se kostoja e transportit të tij.
“Kjo ka të ngjarë të ndryshojë përgjithmonë industrinë e energjisë dhe gjeopolitikën e saj dhe të zhvendosë debatin për ndryshimet klimaterike,” tha Jeffrey Currie, përgjegjësi i mallrave në bankë.

Kërkesa për naftë ka rënë ndërsa koronavirusi ka bllokuar njerëzit në shtëpitë e tyre dhe njëkohësisht edhe makinat dhe aeroplanët.
"Virusi do të sjellë kërkesën më të lartë për lëndë djegëse fosile. Kjo tronditje e fundit ciklike e naftës po godet një industri që po shkon drejt një kulmi strukturor, të krijuar nga kombet që nuk kryejnë emetime neto," tha Kingsmill Bond, një nga analistët e Carbon Tracker një qendër studimesh në Londër.
Në vitin 2018, Carbon Tracker vlerësoi se kërkesa më e lartë do të vinte në vitin 2023, por Bond tha që ishte e mundur që kriza të penalizonte këtë gjë. Ndërsa, vetë ndërmarrjet e naftës kanë argumentuar gjatë se kërkesa e më e lartë e tregut, është shumë larg për t’u përcaktuar dhe pse shumica e analistëve mendonin se do të ndodhte këtë dekadë.
Por, Mark Lewis, kreu i hulumtimit të investimeve për ndryshimin e klimës në kompaninë BNP Paribas, thotë që krizat mund ta afrojnë periudhën e kërkesave të mëdha.
"Kur gjendja të qetësohet, kërkesa do të jetë atje më i fortë se kurrë. Kjo do të jetë e vërtetë nëse aviacioni do të fillojë të punojë shpejtë, sepse dihet që ka qenë një burim shumë të fortë të rritjes së kërkesës për naftë në vitet e fundit, por sa më gjatë që jemi në shtëpi dhe duke punuar në distancë, duke përdorur video konferenca, shumë njerëz do fillojmë të pyesim veten: a na duhet vërtet t’i përdorim fluturimet?,” shtoi ai.

Rënia e çmimit të naftës ka shkatërruar edhe projekteve të eksplorimit, për të cilat investitorët janë mësuar.  Wood Mackenzie javën e kaluar analizoi ndikimin e një çmimi të naftës prej 35 dollarë në planet e mëparshme të investimeve të kompanive për vitin 2020.

"Kjo është një pamje shumë, shumë e shëmtuar. 35 dollarë fitime  për fuçi, 75% e projekteve nuk mbulojnë as koston e kapitalit. Çuditërisht, normat e parashikuara për projektet e naftës dhe gazit janë zvogëluar nga 20%  deri 6%," tha Kretzschmar.

Industria e naftës tashmë është nën presionin e investitorëve të shqetësuar për krizën klimaterike. Colin Melvin, nga kompania Arkadiko Partners, një kompani që këshillon disa nga kompanitë më të mëdha të menaxhimit të investimeve në botë, tha se pas krizës ai pret që investimet të rrjedhin gjithnjë e më shumë drejt kompanive që perceptohen të ofrojnë përfitime më të gjera sociale.

"Qëllimi i investimit të kapitalit në biznes është të krijojë mirëqenie, të krijojë pasuri në kuptimin e vërtetë dhe unë mendoj se do të bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për investitorët," tha ai.

Adam Matthews, drejtor i etikës dhe angazhimit në bordin e pensioneve të Kishës së Anglisë, tha se implikimet për sektorin e naftës dhe gazit mund të jenë të rëndësishme.

"Ulja e kërkesës mund të jetë katalizatori për ndryshime të shpejta dhe mendoj se investitorët do të shikojnë sfidat afatgjata dhe do të duan të shohin një rezistencë shumë më të madhe të industrisë,” shtoi ai.

Sidoqoftë, jo të gjithë ekspertët mendojnë se humbjet në industrinë e naftës, është domosdoshmërish një përfitim për energjinë e gjelbër dhe klimën.  Sipas Dieter Helm, profesor i politikës energjetike në universitetin e Oksfordit dëmtimi i industrisë së naftës do të bëjë që të kërkohen masa të qëllimshme të politikave nga qeveritë.

“Këtu është shumë e rëndësishme taksa e karbonit. Tani është momenti,” thotë ai.

Organi tregtar i industrisë globale, Shoqata Ndërkombëtare e Prodhuesve të Naftës dhe Gazit, këmbëngul që anëtarët e saj  do të kenë një rol jetësor pas pandemisë.

"Nafta dhe gazi luajnë një rol të rëndësishëm në energjinë globale dhe do të jenë edhe në të ardhmen. Është shumë herët për të parshikuar se cili do të jetë ndikimi afat mesëm. Industria e naftës dhe gazit gjithnjë i’a ka dalë me sukses në situata të vështira dhe ne parashikojmë se shtijet do të kthehen siç ka qenë më parë," tha një zëdhënës./The Guardian/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë